Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Denoncohet për mashtrim agjencia “GMICA Travel”, klientët pretendojnë ndryshim të hotelit dhe ofendime, pronari thotë se u ofroi kushte më të mira

09/06/2026 - 14:54
në Lajme
A A
Denoncohet për mashtrim agjencia “GMICA Travel”, klientët pretendojnë ndryshim të hotelit dhe ofendime, pronari thotë se u ofroi kushte më të mira
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga hoteli 5-yje në akomodim më të dobët dhe përplasje me ofendime – 17 udhëtarë nisin procedura ligjore, ndërsa versionet e palëve bien në kundërshtim të drejtpërdrejtë. Udhëtarët pretendojnë se ndryshimi i hotelit është bërë pa paralajmërim dhe në kundërshtim me ofertën e konfirmuar, duke e cilësuar rastin si mashtrim dhe mospërmbushje kontrate. Ata thonë se, përveç kushteve më të dobëta të akomodimit, janë përballur edhe me mungesë organizimi dhe komunikim të papërshtatshëm nga agjencia. Në anën tjetër, pronari i “GMICA Travel” insiston se u janë ofruar kushte më të mira dhe e cilëson reagimin si të ekzagjeruar. Megjithatë, dokumentet, komunikimet dhe denoncimet zyrtare të dorëzuara në institucione hedhin dyshime serioze mbi këtë pretendim.

Një udhëtim turistik treditor në Korfuz të Greqisë, i organizuar nga agjencia e udhëtimeve “GMICA Travel” me bazë në Lipjan, ka përfunduar me denoncime zyrtare në Polici dhe në mekanizmat shtetërorë për mbrojtjen e konsumatorit.

Një grup prej 22 udhëtarësh kosovarë, të cilët ishin nisur më 4 qershor, janë kthyer të dielën mbrëma, më 7 qershor, duke pretenduar mospërmbushje të kontratës dhe ndryshim të njëanshëm të agjendës.

Sipas denoncimit të dorëzuar nga udhëtarët, agjencia kishte kontraktuar dhe konfirmuar vendosjen e tyre në hotelin “Mitsis Belvedere”.

Megjithatë, pas mbërritjes në Greqi, ata janë akomoduar në “Hotel Panorama”, i cili, sipas tyre, nuk plotësonte kushtet e premtuara, nuk kishte qasje të përshtatshme dhe grupi ishte lënë pa guidë dhe pa përkujdesje.

Avokatja Edona Sina, përmes një njoftimi zyrtar të dërguar të hënën, më 8 qershor, ka bërë të ditur se 17 persona nga ky grup tashmë kanë vendosur të ndjekin rrugët ligjore:

“Grupi është kthyer mbrëmë nga Greqia, të gjithë të pakënaqur për shkak të mashtrimit për ndryshimin e hotelit dhe mospërmbushjen e programit, siç ka qenë e publikuar agjenda. Duke mos u mjaftuar me kaq, pronari ka përdorur gjuhë ofenduese dhe të papërshtatshme me të gjithë grupin përmes telefonit. Andaj, 17 persona nga grupi kanë vendosur të vazhdojnë procedurat institucionale me avokat kundër Gmica Travel, me pronar Miran Fejzullahu, me qëllim që qytetarët e tjerë të mos bien pre e këtij mashtrimi – të paguajnë diçka tjetër dhe t’u ofrohet krejt diçka tjetër, shumë më keq se oferta që është publikuar dhe konfirmuar me foto, pa paralajmërim, duke mos dhënë asnjë përgjegjësi, duke e mbyllur telefonin, pa kërkim falje, përkundrazi duke i shoqëruar me ofendime të rënda”, ka thënë ajo.

I kontaktuar nga redaksia e Insajderit, pronari i agjencisë “GMICA Travel”, Miran Fejzullahu, përmes telefonit, në një bisedë të regjistruar, ka konfirmuar ndryshimin e hotelit, por ka mohuar se ka dëmtuar klientët. Sipas versionit të tij, agjencia i ka vendosur ata në një hotel të një kategorie më të lartë, duke pretenduar se hoteli i parë i planifikuar kishte qenë i kategorisë me 3 yje, ndërsa ai i ka akomoduar në një hotel me 4 yje.

Megjithatë, kjo deklaratë bie ndesh me ofertën publike të vetë agjencisë, të cilën e posedon redaksia.

Në materialet reklamuese të “GMICA Travel” në rrjetet sociale, hoteli i premtuar fillimisht, “Mitsis Belvedere Corfu”, është i pasqyruar zyrtarisht si i kategorisë me 5 yje, çka nënkupton se vendosja e grupit në një hotel me 4 yje përbën ulje të standardit të kontraktuar dhe jo ngritje të tij.

Më tej, Fejzullahu ka deklaruar për Insajderin se pretendimet po zmadhohen për interesa financiare nga avokatja e rastit, e cila, sipas tij, ka pasur një familjare në këtë udhëtim dhe ka kërkuar kompensim monetar, duke shtuar se “vetëm ajo po e bën të madhe këtë punë”.

Por pretendimi i tij se bëhet fjalë për një reagim të izoluar të avokates rrëzohet nga fakti se procedurat ligjore janë autorizuar zyrtarisht nga 17 udhëtarë të ndryshëm të atij grupi.

Për më tepër, komunikimet me shkrim të siguruara nga numri zyrtar i agjencisë tregojnë se ishte vetë menaxhmenti i kompanisë ai që ofronte kthim të pjesshëm parash, duke përdorur edhe cilësime në baza krahinore:

“Klientët tanë janë shumë të kënaqur me shërbimin, me hotelin kam komplimente…” shkruhet fillimisht në mesazhet e agjencisë drejtuar avokates, ndërsa më pas shtohet oferta e kompensimit:

“Po për prindërit tuaj po ua kthej nga 10 euro edhe i pajtojmë, se ju gjakovarët… veç pak me jav kthye 10 euro jeni tepër në rregullt. Ose 8 euro po jav kthejmë”, thuhet në mesazh.

Në denoncim gjithashtu pretendohet se gjatë komunikimeve telefonike, sa grupi ndodhej në Greqi, menaxhmenti i agjencisë ka përdorur gjuhë ofenduese dhe tejet të papërshtatshme ndaj udhëtarëve dhe familjarëve të tyre që kërkonin llogari për ndryshimin e hotelit.

Sipas njoftimit të bërë në Ministrinë përkatëse, në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorëve, në vend që të ofronte përgjegjësi apo kërkim-falje për mospërmbushjen e agjendës së publikuar, pronari i agjencisë ka zgjedhur t’i shoqërojë klientët me ofendime të rënda dhe t’ua mbyllë telefonin.

Përkundër pretendimeve të agjencisë, institucionet shtetërore tashmë kanë regjistruar ankesat.

Denoncimi është regjistruar zyrtarisht përmes sistemit digjital më datë 5 qershor 2026 në stacionin policor në Lipjan, ku agjencia ka selinë e saj operative.

Te Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), rasti është hapur në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit, i cili ua ka konfirmuar denoncuesve zyrtarisht pranimin e ankesës nga udhëtarët e dëmtuar, duke e protokolluar lëndën nën numrin përkatës të identifikimit. /Gazeta Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Osman Musliu apo Adelina Tërshani? Kush është më i votuar deri më tani në listën e VV-së

Osman Musliu apo Adelina Tërshani? Kush është më i votuar deri më tani në listën e VV-së
09/06/2026 - 16:33

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave për kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës. Deri më tani, në nivel vendi janë procesuar zyrtarisht...

Më shumëDetails

Komandanti i FSK-së takon zyrtarin e Gardës Kombëtare të Ajovës

Komandanti i FSK-së takon zyrtarin e Gardës Kombëtare të Ajovës
09/06/2026 - 16:31

Në vazhdën e bashkëpunimit, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Zëvendës Adjutantin dhe udhëheqshin e Gardës Ajror të Gardës Kombëtare...

Më shumëDetails

“880 milionë euro në pritje”, Palatova: Kosova të përshpejtojë funksionalizimin e institucioneve

“880 milionë euro në pritje”, Palatova: Kosova të përshpejtojë funksionalizimin e institucioneve
09/06/2026 - 16:24

Eva Palatova, ushtruese e detyrës së shefes së zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se 880 milionë euro janë në dispozicion për Kosovën në kuadër të Planit...

Më shumëDetails

Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë viziton QKN-në në Prishtinë

Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë viziton QKN-në në Prishtinë
09/06/2026 - 16:19

Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, vizitoi sot Qendrën e Numërimit Komunal të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Prishtinë. Bashkë me të ishte edhe Ambasadori...

Më shumëDetails

KosovaMed organizon trajnim psiko-social për stafin, me fokus mirëqenien dhe reziliencën në vendin e punës

KosovaMed organizon trajnim psiko-social për stafin, me fokus mirëqenien dhe reziliencën në vendin e punës
09/06/2026 - 16:13

KosovaMed organizon trajnim psiko-social për stafin, me fokus mirëqenien dhe reziliencën në vendin e punës Në kuadër të angazhimit të saj për zhvillimin profesional dhe mirëqenien e punonjësve,...

Më shumëDetails

Numërohen mbi 30% të votave në Mitrovicë, Kurti e “fshin” me vota Osmanin

“Përfitove nga mbështetja e saj” – Ish-këshilltarja e Vjosa Osmanit i reagon Albin Kurtit
09/06/2026 - 15:59

Po vazhdon përditësimi i rezultateve për votat e kandidatëve për deputetë në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ndërsa deri më tani janë numëruar 33,31 % të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ish kandidati për deputet kërkon largimin e Bedri Hamzës nga kreu i partisë: PDK-së i duhet një lider i vërtetë, ja cili është ai

    Ish kandidati për deputet kërkon largimin e Bedri Hamzës nga kreu i partisë: PDK-së i duhet një lider i vërtetë, ja cili është ai

    301 Shpërndaje
    Shpërndaje 120 Tweet 75
  • U cilësua si “penicilini” i opozitës, kaq vota ka marrë Adriana Matoshi

    231 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 58
  • Ja ku rënditet me vota ‘senzacioni’ i zgjedhjeve, Qëndrim Kryeziu i PDK-së

    205 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • I kishte uruar dënim të përjetshëm Thaçit, Fatos Geci po pëson debakël në vota – ja sa mori deri tash

    196 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Ja ku rënditet me vota Valon Peci, vëllau i kryetarit Faton Peci

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë
https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/Emona-Center-Banneri-v2.mp4