Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti s’i do gypat e gazit amerikan deri në Kosovë: Të marrim rrymë nga terminali i LNG në Vlorë, jemi për gazifikim të linjitit

09/06/2026 - 17:08
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti s’i do gypat e gazit amerikan deri në Kosovë: Të marrim rrymë nga terminali i LNG në Vlorë, jemi për gazifikim të linjitit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pak kohë pas thirrjes së të ngarkuarës me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, që Kosova t’i bashkohet gazsjellësit amerikan, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radio Televizionin Publik të Kosovës, një natë para zgjedhjeve, ka folur në detaje për qëndrimin e tij sa i përket kësaj teme.

Kurti ka lënë të kuptohet se nuk dëshiron që gypat e gazit amerikan të vijnë deri në Kosovë, por që Kosova të kyçet në terminalin e gazit i cili në Vlorë dhe të marrë nga aty energji elektrike përmes interkoneksionit 400 kilovoltsh që Kosova lidhet me Shqipërinë.

“Ke parasysh që kemi bashkëpunim me Shqipërinë, me ALPEX, ne dëshirojmë të jemi të integruar në Republikën e Shqipërisë. Vizioni ynë është që ne të bëhemi bashkë me Shqipërinë në terminalin e gazit të lëngshëm në Vlorë. Kosova ka gatishmëri të investojë në terminalin në Vlorë dhe paramendoni një situatë ku ne mund të kishim përqindje të aksioneve në terminalin e Vlorës dhe aty mund të vijë gazi i lëngshëm prej jashtë, të shndërrohet në energji elektrike dhe me interkoneksion prej 400 kilovoltësh e sjellim tek ne. S’kemi nevojë ta sjellim në Kosovë, por nga Vlora e marim. Vlora mund të jetë vendi ku Shqipëria e Kosova janë bashkë sa i përket gazit të lëngshëm që importohet nga jashtë”, ka thënë Kurti në intervistën e datës 6 qershor në RTK.

Kreu i VV’së ka thënë se më shumë preferon që qymyrin e Kosovës ta shndërrojnë në gaz sesa që Kosova të blejë gaz. Kurti ka thënë se Kosova është e interesuar për kompanitë amerikane të cilat mund ta bëjnë gazifikimin e linjitit që Kosova ka me shumicë.

“Ne jemi shumë të interesuar për ekspertizën amerikane dhe për korporatat amerikane për gazifikimin e linjitit meqenëse ne i kemi burimet tona. Dhe mendoj se kjo nuk është në shpërputhje me politikën aktuale të administratës amerikane, e cila nuk ka një distancë për përdorimin e qymyrit siç e kishte administrata paraprake”, kishte shtuar Kurti

Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti në vitin 2021 kishte vendosur që përfudimisht të mos e përzgjidhte projektin e gazsjellësit amerikan që financohej nga MCC-ja.

Vendimin e kishte konfirmuar atë kohë ministrja Artane Rizvanolli.

“Përballë afateve kohore të MCC ne kemi vendosur të ecim tutje dhe të shfrytëzojmë investimin e alokuar për programin e kompaktit, për investime me risk më të ulët por që ndihmojnë Kosovën drejt dekarbonizimit të sektorit të energjisë dhe krijojnë kushte për zhvillim ekomomik dhe zhvillim të sektorit privat”, kishte deklaruar Rizvanolli në vitin 2021.

JU REKOMANDOJMË

Përveç Vjosa Osmanit në Prishtinë para Abdixhikut është edhe kjo kandidate për deputete

Përveç Vjosa Osmanit në Prishtinë para Abdixhikut është edhe kjo kandidate për deputete
09/06/2026 - 20:02

Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga të gjiths subjektet politike në vend. Në kryeqytet deri tani janë numëruar pak mbi 15% të votave për...

Më shumëDetails

Trump: Iranianët e rrëzuan helikopterin amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit

Trump: Iranianët e rrëzuan helikopterin amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit
09/06/2026 - 19:53

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se është njoftuar nga ushtria e vendit të tij se mbrëmjen e 8 qershorit, iranianët e rrëzuan një helikopter ushtarak mbi Ngushticën e...

Më shumëDetails

Kryesia e PDK-së diskuton rezultatin zgjedhor, paralajmëron zgjedhje të brendshme këtë vit

Kryesia e PDK-së diskuton rezultatin zgjedhor, paralajmëron zgjedhje të brendshme këtë vit
09/06/2026 - 19:49

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar rezultati i zgjedhjeve dhe hapat e ardhshëm politikë e organizativë të...

Më shumëDetails

Ahmeti për rezultatin e zgjedhjeve: Është dështim i VV-së

Ahmeti për rezultatin e zgjedhjeve: Është dështim i VV-së
09/06/2026 - 19:43

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit gjatë paraqitjes së tij në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova. Ai vlerësoi se...

Më shumëDetails

Mbi 40% e votave të numëruara, kjo është 10-shja më e votuar e Vetëvendosjes: Kurti mbi 94 mijë vota

Mbi 40% e votave të numëruara, kjo është 10-shja më e votuar e Vetëvendosjes: Kurti mbi 94 mijë vota
09/06/2026 - 19:15

Me mbi 40% të votave për kandidatë të numëruara, Albin Kurti kryeson bindshëm listën e Lëvizjes Vetëvendosje me 94,940 vota. Pas tij renditen Glauk Konjufca me 74,449 vota,...

Më shumëDetails

Nga sa vota kanë kandidatët e PSD-së deri më tani?

Nga sa vota kanë kandidatët e PSD-së deri më tani?
09/06/2026 - 18:46

Sipas rezultateve preliminare të publikuara në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë deri më tani 654 vota, që përbëjnë 0.25 për qind...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Adriana Matoshi ironizon me deputetët para seancës: Veç po iu shkon fenerimi huç

    U cilësua si “penicilini” i opozitës, kaq vota ka marrë Adriana Matoshi

    237 Shpërndaje
    Shpërndaje 95 Tweet 59
  • Ja ku rënditet me vota ‘senzacioni’ i zgjedhjeve, Qëndrim Kryeziu i PDK-së

    207 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • I kishte uruar dënim të përjetshëm Thaçit, Fatos Geci po pëson debakël në vota – ja sa mori deri tash

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • Ish kandidati për deputet kërkon largimin e Bedri Hamzës nga kreu i partisë: PDK-së i duhet një lider i vërtetë, ja cili është ai

    310 Shpërndaje
    Shpërndaje 124 Tweet 78
  • Ja ku rënditet me vota Valon Peci, vëllau i kryetarit Faton Peci

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë