Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryesia e PDK-së diskuton rezultatin zgjedhor, paralajmëron zgjedhje të brendshme këtë vit

09/06/2026 - 19:49
në Lajme
A A
Kryesia e PDK-së diskuton rezultatin zgjedhor, paralajmëron zgjedhje të brendshme këtë vit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar rezultati i zgjedhjeve dhe hapat e ardhshëm politikë e organizativë të PDK-së.

Kryesia vlerësoi se pjesëmarrja më e ulët në procesin zgjedhor, krahasuar me ciklet e kaluara me rreth 200 mijë votues më pak, përbën një sinjal serioz që reflekton lodhjen e qytetarëve nga krizat e njëpasnjëshme politike, polarizimin e madh shoqëror dhe zhgënjimin e akumuluar gjatë viteve të fundit.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe ndikimi i rrethanave të përgjithshme politike dhe ekonomike në rezultatin zgjedhor. Masat financiare dhe subvencionet e shpërndara nga Qeveria në prag të zgjedhjeve u vlerësua se kanë ndikuar në krijimin e perceptimit te një pjesë e elektoratit opozitar se rezultati zgjedhor ishte i paracaktuar, duke ndikuar në dekurajimin e tyre për të dalë në votime.

Pavarësisht këtyre rrethanave, Kryesia vlerësoi se PDK-ja mbetet subjekti më i madh opozitar, duke ruajtur përqindjen e përfaqësimit politik, me mundësi rritjeje të lehtë të numrit të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, theksoi se gjatë periudhës së fundit, PDK-ja është përballur me procese të shumta zgjedhore të njëpasnjëshme, duke mos pasur hapësirën dhe kohën e nevojshme për riorganizim dhe konsolidim të strukturave të saj.

Në këtë mbledhje, Kryesia diskutoi edhe proceset e ardhshme, përfshirë zgjedhjet e brendshme partiake, të cilat do të jenë të hapura, fer dhe gjithëpërfshirëse, me synim krijimin e hapësirës për ide të reja, energji të reja dhe përfshirje më të madhe të gjeneratave të reja në strukturat drejtuese të PDK-së.

Kryesia diskutoi mundësinë që procesi i brendshëm zgjedhor të fillojë në shtator 2026.

Po ashtu, u ritheksua edhe rëndësia e përmbylljes së procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-liderëve të PDK-së dhe bashkëluftëtarëve të tyre, si një proces me rëndësi të veçantë për lirinë, pavarësinë dhe të ardhmen e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar për të reflektuar mbi secilin mësim të nxjerrë nga procesi zgjedhor dhe për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve dhe interesit shtetëror të Republikës së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Ramabaja: Profesori dhe politologu po votohen më pak se hoxha, vetëdija politike nuk është në nivel

Ramabaja: Profesori dhe politologu po votohen më pak se hoxha, vetëdija politike nuk është në nivel
09/06/2026 - 21:24

Analisti, Sadri Ramabaja ka folur për nivelin e vetëdijes politike në vend, duke vlerësuar se qytetarët vazhdojnë të mos i japin prioritet figurave akademike dhe ekspertëve në proceset...

Më shumëDetails

Sa vota ka marrë deri tani Fahrije Hoti që iu bashkua Vjosa Osmanit në këto zgjedhje?

Sa vota ka marrë deri tani Fahrije Hoti që iu bashkua Vjosa Osmanit në këto zgjedhje?
09/06/2026 - 21:18

Deri tani janë numëruar rreth 45% e kutive të votimit për kandidatët për deputetë të të gjitha subjekteve politike. Një nga emrat befasues në garë në këto zgjedhje...

Më shumëDetails

Kurti në Vjenë: Kosova duhet të avancojë drejt statusit të vendit kandidat

Kurti në Vjenë: Kosova duhet të avancojë drejt statusit të vendit kandidat
09/06/2026 - 21:08

Në Vjenë të Austrisë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi takim bilateral me kancelarin e Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker, në prag të Forumit Ekonomik...

Më shumëDetails

Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës
09/06/2026 - 20:58

Pasi qëndruan për rreth 30 minuta në sheshin “Skënderbej”, protestuesit nisën marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe Kryeministrisë. Gjatë marshimit, qytetarët bën thirrje ku kërkonin dorëheqjen e...

Më shumëDetails

Rreth 25% të numëruara, këta janë 5 kandidatët më të votuar të PDK-së në Vushtrri

Rreth 25% të numëruara, këta janë 5 kandidatët më të votuar të PDK-së në Vushtrri
09/06/2026 - 20:45

Po vazhdon numërimi i votave për kandidatë për deputetë të të gjitha subjekteve politike. Në Vushtrri deri tani janë numëruar rreth 25% e votave dhe nga ky numërim...

Më shumëDetails

Ky është U.D. Udhëheqësi i ministrisë së Kusari Lila që po i fsheh kundërligjshëm dokumentet e skandalit të kompanive të naftës

Ky është U.D. Udhëheqësi i ministrisë së Kusari Lila që po i fsheh kundërligjshëm dokumentet e skandalit të kompanive të naftës
09/06/2026 - 20:39

Shkeljet ligjore nga kompanitë e derivateve të naftës, nuk janë risi në Kosovë. Por për to shteti po vepron në mënyrë të butë, por jo duke zbatuar legjislacionin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Adriana Matoshi ironizon me deputetët para seancës: Veç po iu shkon fenerimi huç

    U cilësua si “penicilini” i opozitës, kaq vota ka marrë Adriana Matoshi

    239 Shpërndaje
    Shpërndaje 96 Tweet 60
  • Ja ku rënditet me vota ‘senzacioni’ i zgjedhjeve, Qëndrim Kryeziu i PDK-së

    207 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • I kishte uruar dënim të përjetshëm Thaçit, Fatos Geci po pëson debakël në vota – ja sa mori deri tash

    199 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Ish kandidati për deputet kërkon largimin e Bedri Hamzës nga kreu i partisë: PDK-së i duhet një lider i vërtetë, ja cili është ai

    312 Shpërndaje
    Shpërndaje 125 Tweet 78
  • Ja ku rënditet me vota Valon Peci, vëllau i kryetarit Faton Peci

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë