Deri tani janë numëruar rreth 45% e kutive të votimit për kandidatët për deputetë të të gjitha subjekteve politike.
Një nga emrat befasues në garë në këto zgjedhje ishte edhe Fahrije Hoti, një figurë e njohur nga Krusha e cila iu bashkua Vjosa Osmanit në këtë garë politike.
Nga numërimi i deritanishëm ajo renditet e 26 si më e votuara në listën e LDK-së, ku deri tani me 40% të numëruara ka marrë 4282 vota.












