Analisti politik Blerim Vela ka thënë se votat e diasporës mund ta çojnë Lëvizjen Vetëvendosje deri në 53 deputetë, nga 48 sa projektohet t’i ketë aktualisht sipas numërimit të votave brenda vendit.
Vela, ish-shef i Kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, tha të martën në një intervistë në Interaktiv të KTV-së se votat e diasporës mund të ndryshojë deri në pesë mandate.
“Në qoftë se e ndjek trendin e votës së diasporës, Lëvizja Vetëvendosje kishte rreth 80% të atyre votave në zgjedhjet e fundit. Tash, nëse ndiqet ky trend, mund të ketë ndryshim deri në pesë deputetë. Nga 48 sa është tani Lëvizja Vetëvendosje, mund të arrijë deri në 53”, shpejgoi Vela.
Sipas tij, trendi i zgjedhjeve të 28 dhjetorit e favorizon Lëvizjen Vetëvendosje, por jo trendi i zgjedhjeve të shkurtit të vitit të kaluar.
“Megjithatë, duhet pasur parasysh se në zgjedhjet e shkurtit të vitit të kaluar ka pasur një performancë më të mirë LDK-ja, sidomos nga klikot që vijnë nga Gjermania. Zarfat që vijnë nga diaspora, momentalisht janë 50 mijë vetëm nga Gjermania”, tha Vela.
“Pritja ime është që ndarja të jetë diku mes 60-40 për VV-në ose diku mes 80-20”, zbuloi Vela pritjet e tij.
Gjithsesi, sipas analistit, pjesëmarrja më e lartë e diasporës duhet të pritet të shihet nëse është mobilizim i Lëvizjes Vetëvendosje apo edhe i LDK-së.












