Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, ku deri tani janë numëruar mbi 65% e kutive.
E kur po shkojmë drejt fundit të numërimit disa nga figurat e përfolura duket se do të mbesin jashtë.
Një nga ta është edge Fatos Geci i cili tani renditet në vendin e 80, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Por akoma më e çuditshme se kjo është fakti që Geci në fshatin e tij në Llaushë ka marrë vetëm 35 vota, ku tashmë janë numëruar 3 kutitë e votimit në këtë fshat.












