Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konjufca në Sofje: Integrimi evropian duhet të jetë i drejtë dhe i bazuar në merita

10/06/2026 - 16:30
në Lajme
A A
Konjufca në Sofje: Integrimi evropian duhet të jetë i drejtë dhe i bazuar në merita
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin ministror të Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Sofje të Bullgarisë, me rastin e 30-vjetorit të këtij formati rajonal.

Ai ka theksuar se përkundër përparimit të rajonit gjatë tri dekadave të fundit, zhvillimet aktuale gjeopolitike kërkojnë përkushtim më të madh ndaj paqes, stabilitetit dhe integrimit evropian.

“Në fjalën time theksova se Evropa Juglindore ka bërë përparim të rëndësishëm gjatë tri dekadave të fundit, por se realiteti i sotëm gjeopolitik kërkon qartësi strategjike, përgjegjësi politike dhe përkushtim të vazhdueshëm ndaj paqes, stabilitetit dhe orientimit evropian e euro-atlantik të rajonit. Integrimi evropian duhet të mbetet proces i besueshëm, i drejtë dhe i bazuar në merita, ku përparimi i Kosovës në demokraci, sundim të ligjit, luftë kundër korrupsionit, liri të medias dhe zhvillim ekonomik njihet dhe përkthehet në hapa konkretë në rrugën tonë evropiane”, ka shkruar Konjufca.

Ai ka vënë theksin edhe te rëndësia e bashkëpunimit rajonal përmes projekteve konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, duke përmendur projektin e hekurudhës Prishtinë–Durrës si një ndër prioritetet strategjike të Kosovës.

“Bashkëpunimi rajonal bëhet i qëndrueshëm kur përkthehet në projekte dhe marrëveshje që lehtësojnë jetën e qytetarëve. Për Kosovën, avancimi i hekurudhës Prishtinë–Durrës dhe përfshirja e saj në rrjetin evropian të transportit TEN-T është një projekt strategjik për lidhshmërinë e vendit tonë dhe të rajonit me Bashkimin Evropian. Po aq të rëndësishme janë zbatimi i marrëveshjeve për njohjen e diplomave dhe lirinë e lëvizjes, si dhe avancimi i marrëveshjeve për të drejtat e sigurimeve sociale dhe lejet e punës. Këto janë hapa që e bëjnë bashkëpunimin më konkret, integrimin më të prekshëm dhe të ardhmen evropiane më të afërt për qytetarët tanë”, ka deklaruar ai.

Gjatë qëndrimit në Sofje, Konjufca ka zhvilluar edhe një takim dypalësh me ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Velislava Petrova, me të cilën ka diskutuar për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Bullgaria është partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës dhe mbështetëse e vlefshme e rrugës sonë evropiane. Biseduam për hapat e ardhshëm në procesin e integrimit në BE, për rëndësinë e një procesi të drejtë dhe të bazuar në merita, për perspektivën euro-atlantike të Kosovës, si dhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona”, ka thënë Konjufca.

Ai ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për të vazhduar rrugën drejt integrimit evropian dhe forcimit të rolit të saj në stabilitetin rajonal.

“Republika e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet me vendosmëri që përparimi i saj demokratik, orientimi i saj evropian dhe kontributi i saj për stabilitetin rajonal të përkthehen në hapa konkretë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”, ka shtuar ai.

JU REKOMANDOJMË

PSD-ja s’i mori as dymijë vota, Mollqaj: S’ishte rezultati që pritëm, por s’dorëzohemi

PSD-ja befason në këtë qytet, merr afro 20% për kuvendin komunal
10/06/2026 - 18:53

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është adresuar përmes një videoje, pasi që subjekti i tij ka dështuar ta kalojë pragun zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme të 7...

Më shumëDetails

Gucati reagon pas protestës në Shqipëri: Stema e UÇK-së po keqpërdoret

Protesta më 14 shtator në Hagë, Gucati: Janë bërë të gjitha përgatitjet, organizimi po na shkon siç e kemi menduar
10/06/2026 - 18:36

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas shfaqjes së flamujve dhe simboleve të UÇK-së në një protestë të mbajtur në Shqipëri. Përmes një interviste në...

Më shumëDetails

“S’ka edhe çlirimtar edhe zullumqar”, Limaj-Kurtit: Ku ke qenë ti kur ishte koha e çlirimtarit e kur u mblodhëm me i heq zullumqarët

Ish-ministri i Infrastrukturës: Kosova nuk ka pas asnjëherë Qeveri më të dështuar e më skandaloze se kjo e Kurtit
10/06/2026 - 18:20

Kreu i NISMA-së, Fatmir Limaj, në një intervistë në FRONTAL në T7 ka folur për ofendimet e drejtuara në adresë të opozitës duke deklaruar se s’mund të jesh...

Më shumëDetails

Shokun e vr’au në një zyrë- Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit, gjurmët e gjakut dhe kamerat tregojnë gjithçka

Shokun e vr’au në një zyrë- Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit, gjurmët e gjakut dhe kamerat tregojnë gjithçka
10/06/2026 - 18:03

34-vjeçari Eglant Koçi paraditen e 4 qershorit doli nga banesa e tij për të ardhur një pallat në bulevardin “Zhan Dark” për të takuar shokun e tij Armand...

Më shumëDetails

Nol Nushi: Nuk kemi thënë që do ta kalojmë pragun, por kemi marrë shumë më pak vota sesa kemi pritur

Nol Nushi: Nuk kemi thënë që do ta kalojmë pragun, por kemi marrë shumë më pak vota sesa kemi pritur
10/06/2026 - 17:49

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate (PSD), i ftuar në emisionin “Kosova Live” në T7, ka deklaruar se rezultati i dobët zgjedhor i partisë nuk lidhet me mungesën e...

Më shumëDetails

KPM shqyrton mundësinë e mbylljes së “Debat Plus”, Kerquki kërkon largimin e anëtarëve që nuk njohin rolin e mediave

KPM shqyrton mundësinë e mbylljes së “Debat Plus”, Kerquki kërkon largimin e anëtarëve që nuk njohin rolin e mediave
10/06/2026 - 17:38

Komisioni i Pavarur i Mediave ka hapur si diskutim mundësinë e mbylljes së emisionit “Debat Plus”. Gjatë mbledhjes së këtij institucioni, është propozuar ndërprerja e programit që transmetohet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është U.D. Udhëheqësi i ministrisë së Kusari Lila që po i fsheh kundërligjshëm dokumentet e skandalit të kompanive të naftës

    Ky është U.D. Udhëheqësi i ministrisë së Kusari Lila që po i fsheh kundërligjshëm dokumentet e skandalit të kompanive të naftës

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Midis Skenderajt po ndërtohen pa leje disa kate objekt banesor, Pse komuna nuk po e ndalon?

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    474 Shpërndaje
    Shpërndaje 190 Tweet 119
  • Jusuf Azemi u drejtohet Kurtit e Muratit: Kur do të shpërndahen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat?

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Është kryetar i VV-së në Mitrovicë, por Armend Muja në fund të “pusit” me vota në qytetin e tij

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë