Komisioni i Pavarur i Mediave ka hapur si diskutim mundësinë e mbylljes së emisionit “Debat Plus”. Gjatë mbledhjes së këtij institucioni, është propozuar ndërprerja e programit që transmetohet në RTV Dukagjini.
Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar gazetari Leonard Kerquki, i cili ka kërkuar largimin e anëtarëve të KPM-së. Sipas tij, personat që nuk e kuptojnë misionin e mediave në një shoqëri demokratike nuk duhet të mbajnë pozita në këtë organ rregullator.
Kerquki theksoi se tendenca për të mbyllur emisione televizive dëshmon një mungesë të thellë të njohurive mbi lirinë e shprehjes dhe informimin e opinionit publik.












