Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 20 mandate në Kuvendin e Kosovës, bazuar në të dhënat preliminare të publikuara në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kur janë numëruar mbi 85 për qind e votave të kandidatëve për deputetë, kuota gjinore brenda kësaj partie nuk është arritur, pasi vetëm gjashtë gra kandidate kanë marrë vota të mjaftueshme për të hyrë në Parlament, ndërsa siç parashihet me kuotën gjinore sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshëm (30% është minimumi i përfaqësimit të njërës apo tjetrës gjini), kjo përbërje duhet të ketë së paku 7 gra.
Si pasojë e kësaj, kandidati për deputet, Sadri Berisha mund të mbetet jashtë Kuvendit, ndërsa vendin e tij mund të zë Jeta Statovci ose Adelina Thaqi-Meta, pasi janë shumë afër njëra-tjetrës me vota.










