Kosova ka mbajtur tre palë zgjedhje në më pak se dy vite, gjë që e ka futur vendin në një ngërç të vazhdueshëm institucional dhe ka penguar progresin e vendit.
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka thënë se kjo po i kushton Kosovës me mundësi të humbura. Sipas amerikanëve është koha që liderët politikë në Kosovë t’i japin prioritet stabilitetit dhe progresit në të mirë të të gjithë qytetarëve.
“Ky ngërç i vazhdueshëm politik po i kushton Kosovës me mundësi të humbura. Ka ardhur koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve”- thuhet në përgjigjen e ambasadës.
Udhëheqësit politikë të Kosovës, sipas Ambasadës amerikane duhet të punojnë së bashku për formimin e institucioneve në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Qytetarët e Kosovës presin nga liderët e tyre që ta përmbushin zotimin për të vepruar në interesin më të mirë të vendit”, kanë thënë nga Ambasada amerikane për Kallxo.com










