Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

30 deputetë të legjislaturës së kaluar pritet të mbeten jashtë Kuvendit (Emrat)

12/06/2026 - 09:59
në Lajme
A A
30 deputetë të legjislaturës së kaluar pritet të mbeten jashtë Kuvendit (Emrat)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

30 deputetë të legjislaturës së kaluar që zgjati vetëm dy muaj e gjysmë, nuk pritet të jenë pjesë e përbërjes së re të Kuvendit.

Nga numërimi i mbi 90 për qind të votave për kandidatët për deputetë, rezulton që 23 ish-deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë qenë në garë edhe në zgjedhjet e 7 qershorit, nuk kanë arritur të sigurojnë edhe një mandat të ri.

Vota të mjaftueshme për të qenë sërish në Kuvend nuk arritën të marrin as tre ish-deputetë të PDK-së, një e LDK-së dhe 3 nga Lista Serbe.

Bazuar në rezultatin aktual, jashtë Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje kanë mbetur: Fatmire Kollçaku-Mullhaxha, Naim Bardiqi, Fjolla Ujkani, Ejup Ahmeti, Fitim Haziri, Vigan Qorrolli, Ilir Qeriqi, Salih Zyba, Drita Pajaziti, Arsim Demi, Agon Batusha, Luan Aliu, Egzon Azemi, Shqipe Isufi, Fahrush Rexhepi, Arjeta Rexhyepi, Avdullah Klinaku, Mytaher Haskuka, Bylbyl Sokoli, Bajram Mavriqi, Rozeta Hajdari, Fatos Geci e Enver Dugolli.

Nga PDK-ja vota për t’u bërë sërish deputetë nuk siguruan Ariana Musliu-Shoshi, Arbnore Salihu dhe Nait Hasani.

Ndërkaq, ish-deputetja Adelina Thaqi-Meta është e vetmja nga Lidhja Demokratike që nuk arriti të marrë vota për t’u kthyer edhe njëherë në Kuvend, përkundër që partia e saj rriti numrin e mandateve për 5 sosh.

E jashtë Kuvendit nga Lista Serbe mbetën Milan Kostiq, Verica Cerniq dhe Nemanja Bisevac.
Bazuar në rezultatet preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 48 ulëse në Kuvend, PDK-ja 24, LDK-ja 20 dhe AAK-ja 8.

Në përbërjen e re pritet të jenë 29 gra pa ndihmën e kuotës gjinore, ndërsa 3 të tjera mund të hyjnë përmes kuotës.

Kuota gjinore do t’i lërë pa ulëse disa kandidatë burra në PDK dhe AAK.

Në LVV, 16 gra kanë fituar ulëse pa pasur nevojë për kuotë gjinore, në PDK, mandatet i kanë siguruar 5 gra nga 7 sa duhet t’i ketë kjo parti.

Në LDK grave u takojnë 6 ulëse, por 7 gra që ishin në listë kanë siguruar vendin në Kuvend pa ndihmën e kuotës.

E në AAK, për t’ia liruar vendin Albana Bytyqit do të mbetet pa mandat Agim Çeku.

Deri tash kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti është deputeti më i votuar me mbi 219 mijë vota. Pas tij Glauk Konjufca me mbi 172 mijë e Albulena Haxhiu me mbi 100 mijë.

Në PDK prin Bedri Hamza me mbi 107 mijë vota, i cili pasohet nga Përparim Gruda me mbi 65 mijë dhe Arian Tahiri me mbi 57 mijë vota.

Në LDK bartësja e listës, ish-presidentja Vjosa Osmani ka siguruar mbi 72 mijë vota, lideri i partisë, Lumir Abdixhiku mbi 65 mijë vota dhe Duarsa Kica-Xhelili mbi 51 mijë vota.

Treshen e AAK-së e përbëjnë kryetari Ardian Gjini me mbi 38 mijë vota, ish-lideri Ramush Haradinaj me mbi 34 mijë vota dhe Daut Haradinaj me mbi 25 mijë vota. Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj kanë paralajmëruar se do të lirojnë vendin për kolegët e tyre. Nëse ata tërhiqen, në Kuvend mund të hyjnë Agim Çeku dhe Arbër Tolaj./Express

JU REKOMANDOJMË

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje
12/06/2026 - 11:53

Policia e kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka njoftur se kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e një...

Më shumëDetails

Prishtina e ‘përjetimeve’ të Ramës – Shpërthejnë ujërat e zeza pranë tunelit te stacioni i autobusëve (Video)

Prishtina e ‘përjetimeve’ të Ramës – Shpërthejnë ujërat e zeza pranë tunelit te stacioni i autobusëve (Video)
12/06/2026 - 11:47

Afër stacionit të autobusëve në Prishtinë kanë shpërthyer ujërat e zeza. Në pamjet e siguruara nga Insajderi shihet rruga e mbushur, gjë që ka vështirësuar kalimin e automjeteve...

Më shumëDetails

Kurti: Zgjedhja e presidentit kërkon bashkëpunim me opozitën

Kurti nga ekspozita në Kuvend: Gazetarët e fotoreporterët dokumentuan ditët e marsit 1998 në Prekaz
12/06/2026 - 11:24

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për procesin e numërimit të votave, formimin e institucioneve të reja dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit. Ai tha...

Më shumëDetails

KFOR’i për shpërthimet në Bondsteel: Ishin aktivitete rutinë

KFOR’i për shpërthimet në Bondsteel: Ishin aktivitete rutinë
12/06/2026 - 10:21

Banorë të Ferizajt raportuan se gjatë natës mes së mërkurës dhe së enjtes kanë dëgjuar disa detonime që dyshohej se vinin nga zona përreth kampit ushtarak Bondsteel Lidhur...

Më shumëDetails

Sala Jashari prek me fjalët për axhën e saj, Sahit Jasharin

Sala Jashari prek me fjalët për axhën e saj, Sahit Jasharin
12/06/2026 - 10:21

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Sala Jashari, ka reaguar pas vdekjes së axhës së saj, ish-komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari. Përmes një postimi në Facebook,...

Më shumëDetails

‘Inxhiniering zgjedhor’: Partia e Nenad Rashiqit fiton 20 vota në dy qytete ku nuk jeton asnjë serb

‘Inxhiniering zgjedhor’: Partia e Nenad Rashiqit fiton 20 vota në dy qytete ku nuk jeton asnjë serb
12/06/2026 - 10:00

Regjistrimi i popullsisë dhe ekonomive familjare në Kosovë është kryer në vitin 2024, ku në dy komuna ka dalë se nuk jeton asnjë serb. Fjala është për Drenasin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Konjufca kërkon lirimin e menjëhershëm të tij

    Në prag të zgjedhjeve, Konjufca firmosi poste diplomatike për familjarë të zyrtarëve të PDK-së

    205 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • 100 eurot për punëtorët e sektorit privat, Azemi jep lajmin e shumëpritur!

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ndërron jetë komandati i UÇK’së, Sahit Jashari!

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    524 Shpërndaje
    Shpërndaje 210 Tweet 131
  • Kërcënon ish-kunatën në sy të gjykatëses: Çka ndodhi sot në rastin ku po shqyrtohet divorci i Tahir Fushë Kosovës

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë