Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Irani: Marrëveshja me SHBA-në është pranë finalizimit, pritet rihapja e Hormuzit

13/06/2026 - 13:08
në Lajme
A A
Irani: Marrëveshja me SHBA-në është pranë finalizimit, pritet rihapja e Hormuzit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të ulur tensionet në rajon duket se është pranë finalizimit. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi, i cili deklaroi se negociatat kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Sipas Araghchit, marrëveshja parashikon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët detare më të rëndësishme për transportin global të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm, si dhe heqjen e bllokadës amerikane ndaj Iranit.

Ai shtoi se negociatat për programin bërthamor iranian do të zhvillohen në një fazë të mëvonshme.

Zyrtarë amerikanë kanë konfirmuar disa prej elementeve të marrëveshjes, duke theksuar se përfitimet ekonomike për Iranin do të varen nga përmbushja e detyrimeve që Teherani do të marrë përsipër.

Konflikti nisi pas sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj objektivave në Iran më 28 shkurt, duke sjellë kundërpërgjigje iraniane ndaj Izraelit dhe aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik. Përplasjet çuan edhe në mbylljen efektive të Ngushticës së Hormuzit, duke shkaktuar shqetësime në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Megjithëse në muajin prill palët ranë dakord për një armëpushim, gjatë javëve të fundit janë regjistruar disa episode të reja shkëmbimi zjarri. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të enjten se kishte anuluar sulme të planifikuara ndaj Iranit, pasi negociatorët kishin arritur, sipas tij, një “zgjidhje të shkëlqyer”.

Mediat iraniane publikuan të premten detaje të një memorandumi mirëkuptimi me 14 pika, por Trump i hodhi poshtë ato, duke thënë se nuk pasqyrojnë kushtet reale të marrëveshjes.

Ndërkohë, kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, vendi i të cilit ka luajtur rol ndërmjetësues në bisedime, deklaroi se memorandumi mes SHBA-së dhe Iranit është dakordësuar në parim dhe pritet vetëm finalizimi.

Sipas ministrit iranian të Jashtëm, brenda institucioneve më të larta të sigurisë në Iran ka ende diskutime mbi kushtet e marrëveshjes, por ai u shpreh optimist se dokumenti mund të nënshkruhet brenda ditëve në vijim.

Zyrtarët amerikanë thanë se marrëveshja parashikon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit në këmbim të heqjes së bllokadës ndaj anijeve iraniane. Më pas do të nisë një periudhë 60-ditore negociatash për programin bërthamor iranian, me fokus të veçantë te rezervat e uraniumit të pasuruar.

Nga ana ekonomike, SHBA ka bërë të qartë se nuk do të ketë përfitime të menjëhershme financiare për Iranin. Sanksionet dhe kufizimet do të hiqen gradualisht dhe vetëm pasi të verifikohet zbatimi i angazhimeve të marra nga Teherani.

Marrëveshja parashikon gjithashtu që Irani të ndalojë financimin e grupeve aleate në rajon, përfshirë Hezbollahun dhe organizata të tjera të mbështetura prej tij në Lindjen e Mesme.

Pavarësisht optimizmit të shprehur nga SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë, mbetet ende për t’u parë nëse palët do të arrijnë ta finalizojnë marrëveshjen, pasi përpjekje të ngjashme gjatë muajve të fundit kanë dështuar në momentet e fundit.

“Sapo të përfundojnë fazat finale të negociatave, marrëveshja do të nënshkruhet dhe do të shpallet. Kjo mund të ndodhë në ditët në vijim. Jam shumë optimist”, deklaroi Araghchi për televizionin shtetëror iranian. /Euronews.al

JU REKOMANDOJMË

Trump shkon me një orë vonesë në sesionin e mëngjesit të G7-ës dhe bën shaka: “Unë jam bossi”

Trump shkon me një orë vonesë në sesionin e mëngjesit të G7-ës dhe bën shaka: “Unë jam bossi”
17/06/2026 - 11:16

Presidenti amerikan Donald Trump mbërriti me vonesë në një sesion të mëngjesit të G7-ës, i cili po zhvillohet aktualisht në Evian-les-Bains. Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, ishte...

Më shumëDetails

Kjo komunë e Kosovës shembull, bën sigurim shëndetësor për nxënësit parafillor në çerdhe

Kjo komunë e Kosovës shembull, bën sigurim shëndetësor për nxënësit parafillor në çerdhe
17/06/2026 - 11:14

Komuna e Rahovecit e udhëhequr nga kryetari Smajl Latifi është komuna e parë në nivel vendi që ka bërë sigurimin shëndetësor për nxënësit parafillor. Latifi ka theksuar se...

Më shumëDetails

Ermal Sadiku: Vetëvendosje po synon bllokadë dhe zgjedhje të reja

Ermal Sadiku: Vetëvendosje po synon bllokadë dhe zgjedhje të reja
17/06/2026 - 11:07

Ermal Sadiku ka vlerësuar se pas rezultatit prej 42.9% në zgjedhje, Albin Kurti fillimisht shfaqi gatishmëri për bashkëpunim me opozitën, por se numërimi i votave me postë ndryshoi...

Më shumëDetails

SHBA-ja ndalon importin e dërgesave të kompanisë kineze në Serbi

SHBA-ja ndalon importin e dërgesave të kompanisë kineze në Serbi
17/06/2026 - 11:05

Agjencia Amerikane për Doganat dhe Mbrojtjen e Kufirit (CBP) njoftoi të martën se ka lëshuar një urdhër për ndalimin e dërgesave të bakrit dhe produkteve të bakrit që...

Më shumëDetails

Gjenerali amerikan konfirmohet si ambasador i ri në Shqipëri

Gjenerali amerikan konfirmohet si ambasador i ri në Shqipëri
17/06/2026 - 11:00

Ambasadori Eric Wendt është konfirmuar nga Senati i SHBA-së me 51 vota pro dhe 47 kundër, duke marrë miratimin përfundimtar për detyrën e tij diplomatike. Votimi në seancë...

Më shumëDetails

Aksident i rëndë në Komoran, vetura shkatërrohet nga përplasja

Arrestohet Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
17/06/2026 - 10:37

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komoran të Drenasit, transmeton IndeksOnline. Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, shihet një veturë e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • KQZ: Për dy raundet e zgjedhjeve lokale, planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime

    Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    680 Shpërndaje
    Shpërndaje 272 Tweet 170
  • Ja si tentoi AUV ta fshehë rastin e piperit Besiana që u kthye nga Finlanda për shkak të mykotoksinës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    329 Shpërndaje
    Shpërndaje 132 Tweet 82
  • Briki “çmend” publikun, i vërehen të brendshmet (Video +16)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ky është linku ku mund të ankoheni ju që nuk i keni marrë 100 eurot e Qeverisë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë