Kandidati i AAK-së për deputet, Avni Arifi, ka kritikuar procesin zgjedhor në Kosovë, duke thënë se zgjedhjet nuk i afrohen standardeve minimale evropiane të demokracisëm.
Sipas tij, qindra miliona euro para publike janë shpërndarë pak para zgjedhjeve, ndërsa kanë mbetur dyshime serioze për përdorimin e resurseve shtetërore dhe rolin e rrjetit diplomatik gjatë procesit zgjedhor.
Arifi tha se ambasadat e Kosovës duhet t’i shërbejnë shtetit dhe jo partive politike, duke shtuar se demokracia matet me barazinë e garës dhe ndarjen e partisë nga shteti. Ai vlerësoi se në një situatë ku “shteti bëhet parti e partia bëhet shtet”, zgjedhjet mund të mbahen, por demokracia humbet.











