Detaje të reja kanë dalë në dritë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në fshatin Kobaj, ku humbi jetën Albian Osmanaj.
Dyshohet se konflikti mes djemve të axhës kishte nisur pas mosmarrëveshjeve lidhur me emërtimin e një rruge.
Lidhur me rastin, Shqipron Osmanaj është arrestuar nën dyshimin se gjatë konfliktit ka sulmuar me thikë Imri Osmanajn, babanë e viktimës.
Policia ka arrestuar edhe nënën e Shqipronit.
Sipas dyshimeve fillestare të organeve të hetuesisë, ajo mund të ketë pasur rol në nxitjen e kryerjes së veprës penale.












