Edita Tahiri e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së paqes mes SHBA-së dhe Iranit, e cila pritet të nënshkruhet të premten
Sipas saj, kjo marrëveshje hap një epokë të re paqeje, stabiliteti dhe prosperiteti për Lindjen e Mesme dhe Libanin, pas një periudhe të gjatë tensionesh.
Tahiri theksoi se zhvillimi është lajm i mirë edhe për ekonominë globale, duke përmendur rihapjen e Ngushticës së Hormuzit si një faktor me rëndësi për tregtinë dhe energjinë botërore.











