Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër

16/06/2026 - 13:09
në Lajme
A A
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Blerim S., baba i tre fëmijëve dhe një figurë e njohur në komunitetin shqiptar në Zvicër, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku në kantonin Aargau. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta dhe janë objekt i hetimeve nga autoritetet zvicerane.

Sipas informacioneve të publikuara, ngjarja ka ndodhur të dielën në mbrëmje, pak pas orës 18:30, në Birrfeldstrasse pranë Wohlenschwilit. Për arsye që ende nuk janë sqaruar, automjeti tip Renault që drejtohej nga 37-vjeçari doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë ure.

Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, Blerimi ndërroi jetë në vend.

I ndjeri jetonte në rajonin e Wohlenit, ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Ai punonte në një kompani të njohur të industrisë së orëve dhe njihej si një tifoz i pasionuar i futbollit, duke qenë aktiv edhe në një klub futbollistik lokal.

Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët. Një mike e familjes ka deklaruar për mediat zvicerane se humbja e tij ka prekur thellë të gjithë ata që e njihnin.

“Është jashtëzakonisht tragjike që ai nuk është më mes nesh. Ai lë pas bashkëshorten dhe tre fëmijët”, është shprehur ajo.

Dhimbja është e madhe edhe në komunitetin shqiptar në Zvicër, ku Blerimi gëzonte respekt dhe vlerësim. Sipas të afërmve, babai i tij kishte qenë një figurë e njohur për angazhimin në çështjen e çlirimit të Kosovës.

Në vendin ku ndodhi aksidenti janë vendosur lule dhe mesazhe ngushëllimi, ndërsa shumë qytetarë kanë shprehur pikëllimin e tyre edhe përmes rrjeteve sociale.

Autoritetet e kantonit Aargau kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse në ngjarje kanë ndikuar probleme shëndetësore, shpejtësia apo faktorë të tjerë. /Albinfo

JU REKOMANDOJMË

Hasani thotë “së pari Presidenti”, Kushtetuesja tha se zgjedhja e shefit të shtetit duhet të nisë me t’u konstituuar Kuvendi

Hasani thotë “së pari Presidenti”, Kushtetuesja tha se zgjedhja e shefit të shtetit duhet të nisë me t’u konstituuar Kuvendi
16/06/2026 - 15:03

Zgjedhjet përfunduan, por kriza ende jo. Vendi tani duhet ta zgjedhë Presidentin e ri dhe sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, kjo duhet të nisë menjëherë, me...

Më shumëDetails

Muharremi: Kosova kurrë nuk do të mund ta mposhtë inflacionin pa investime masive në energji

Muharremi bën analizën: Sa vota mund t’i marrin LDK-ja dhe Vjosa Osmani
16/06/2026 - 14:44

Analisti Shenoll Muharremi, ka vlerësuar se Kosova nuk do të mund ta mposhtë inflacionin pa investime masive në energji. Ajo ka bërë me dije se në uljen e...

Më shumëDetails

Një grua në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
16/06/2026 - 14:34

Një grua e moshuar ka tentuar të kryejë vetëvrasje në Prizren, në një ngjarje që ka mobilizuar menjëherë Policinë dhe zjarrfikësit në lagjen Ortakoll. Sipas informacioneve që ka...

Më shumëDetails

Kush janë kandidatët me më së shumti dhe më së paku vota nga diaspora deri më tani

Beteja për mandatet e fundit, kush janë kandidatët që rrezikojnë të humbasin ulësen në Kuvend?
16/06/2026 - 14:20

Numërimi i votave të diasporës ka hyrë në pjesën e fundit të procesit. Nga 223 kuti, tashmë janë procesuar 143 prej tyre apo 64.13%. Vetëvendosje ka dalë e...

Më shumëDetails

Dyshohet se morën ryshfet, IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë në Prizren

Dosja e Prokurorisë ndaj 12 zyrtarëve policorë dhe dy doganierëve të akuzuar për ryshfet në pikën kufitare Qafë Prush
16/06/2026 - 13:40

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin për tre zyrtarë policorë të Stacionit Policor Alfa në Prizren. Hetuesit e IPK-së ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime...

Më shumëDetails

Lushtaku pret në zyre ekipin Drenica Futsall: Urime kampionë e suksese në Evropë

Lushtaku pret në zyre ekipin Drenica Futsall: Urime kampionë e suksese në Evropë
16/06/2026 - 13:38

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka mirëpritur sot në zyrën e tij ekipin e Drenica Futsall pas titullit fitues i kampionatit në futsallin e Kosovës, transmeton...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • 69 makineri për 10 punëtorë: Dyshime se tenderi 3 milionësh i Komunës së Mitrovicës është kurdisur për Dios Bes dhe Eurokos Holding

    69 makineri për 10 punëtorë: Dyshime se tenderi 3 milionësh i Komunës së Mitrovicës është kurdisur për Dios Bes dhe Eurokos Holding

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • “Narkotikun si e merr?” – Dejona Mihaili aludon se Përparim Rama drogohet dhe ka përfunduar në Emergjencë për pasojë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    653 Shpërndaje
    Shpërndaje 261 Tweet 163
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    320 Shpërndaje
    Shpërndaje 128 Tweet 80
  • “Rama manipulon”/Sokol Havolli përmes Dimal Bashës godet ish-shefin, Përparim Ramën

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë