Ermal Sadiku ka vlerësuar se pas rezultatit prej 42.9% në zgjedhje, Albin Kurti fillimisht shfaqi gatishmëri për bashkëpunim me opozitën, por se numërimi i votave me postë ndryshoi qasjen e tij.
Sipas Sadikut, deklaratat e fundit të zyrtarëve të Vetëvendosjes, përfshirë kritikat ndaj figurave të luftës, kryetarit të Prishtinës dhe opozitës, synojnë të tensionojnë raportet politike dhe të pamundësojnë bashkëpunimin.
Ai pretendon se qëllimi i partisë është vazhdimi i bllokadës institucionale dhe shkuarja në zgjedhje të përsëritura, me synimin për të rritur më tej numrin e deputetëve në Kuvend.












