Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Operacioni “Mega”, në procesverbal përmendet edhe një veture zyrtare- Si dyshohet se u përfshi një polic i njësisë speciale?

17/06/2026 - 13:49
në Lajme
A A
Operacioni “Mega”, në procesverbal përmendet edhe një veture zyrtare- Si dyshohet se u përfshi një polic i njësisë speciale?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja hetimore e operacionit të koduar “Mega”, i cili po asistohet nga agjencitë ndërkombëtare si FBI dhe TRM Labs.

Gazeta Insajderi ka siguruar procesverbalet e deklarimeve në Polici, ku zbardhet prapaskena e përleshjes fizike që ka ndodhur në Prishtinë dhe përfshirja e e një veture zyrtare me targa “3Z”.

Në bazë të procesverbalit të siguruar nga Gazeta Insajderi, takimi në Prishtinë tek “vendi i markagjive” kishte për qëllim sqarimin e një borxhi prej 600 mijë eurosh që viktima F.H dyshohet se ua kishte atyre. Sipas të pandehurit, situata u tensionua kur viktima hipi në një veturë Nissan me targa zyrtare 3Z-235-02.

Sipas dëshmisë, kur të dyshuarit u ofruan tek vetura për të biseduar, shoferi i veturës me targa zyrtare i ka kërcënuar ata duke u prezantuar si pjesëtar i policisë elitare:

“Unë jam zyrtar policor nga njësiti special dhe sapo u ktheva nga Mitrovica, dhe ju kapi ju lidhi këtu krejtve zhag”, citohet t’u ketë thënë shoferi i veturës zyrtare të dyshuarve.

Të pandehurit pretendojnë se nuk ka pasur rrëmbim, por ka qenë vetë F.H ai që e ka goditur i pari me grusht në fytyrë të dyshuarin sapo ky ka hapur derën e veturës zyrtare, gjë që ka nxitur një përleshje fizike mes tyre përpara se vetura “3Z” të largohej nga vendi i ngjarjes.

Operacioni i koduar “Mega” i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës nxjerr detaje që tejkalojnë skenat e filmave aksion. Përderisa në opinion është njoftuar vetëm për arrestimin e të dyshuarve Spartak Dërmaku (“Syla”), Blerim Krasniqi (“Bixha”) dhe Arian Alijaj (“Abdul Hakimin”), dokumentet zyrtare zbardhin transaksione teknike, emra të koduar dhe përgjime ambientale që nuk janë parë asnjëherë në publik.

Në zemër të skemës së pastrimit të parave qëndron një identitet i falsifikuar mirë, i cili u përdor për të anashkaluar kontrollet e platformave digjitale.

Për të operuar pa pengesa në platformën Binance, grupi kishte siguruar dokumente të falsifikuara të Republikës së Maqedonisë së Veriut në emër të një personi fiktiv me emrin Boris Nikolovski, thuhet në dosjen e Prokurorisë që e ka siguruar Insajderi.

Përmes këtij identiteti dhe email-adresës [email protected], u hapën llogari të cilat qarkulluan 12 transaksione me vlerë totale prej 77,095 USDT. Mirëpo, rrjeti ra në radarët e TRM Labs (Transaction Risk Management) — institucion ndërkombëtar inteligjent që monitoron blockchain-in.

TRM Labs e futi në “blocklist” adresën e kuptës dixhitale TNAYj………..XUR, pasi zbuloi se totali i parave të dërguara dhe të bllokuara aty kapte vlerën prej 152,720 USDT, bëhet e ditur në dokumentet e Prokurorisë Speciale që i posedon Insajderi.

Për të thyer bllokadën dhe për të vazhduar transaksionet, Spartak Dërmaku nuk kurseu as familjen. Ai shfrytëzoi të dhënat personale dhe emailin e nënës së tij, përmes së cilës në Binance regjistroi një transfer prej 10,000 USD drejt llogarive të bllokuara nën dyshimin për terrorizëm, thuhet në dosjen e Prokurorisë që e ka siguruar Insajderi.

Kanalet sekrete në Telegram: “GebtAus” dhe “Pëshpëritmat e të harruarve”

Ku shkonin saktësisht këto para pasi ktheheshin në kripto-asete përmes biznesit të këmbimit “Tresor Exchange” në Prishtinë (i regjistruar në emër të personit Alban Feta)? Dosja e Prokurorit Special Bekim Kodraliu zbardh me emra konkretë kanalet sekrete në rrjetin Telegram që shënjestronin audiencën gjermanofolëse për të mbledhur fonde për ISIS-in.

Sipas dokumenteve të Prokurorisë, lëvizjet e parave u ndanë në disa grupe:

“GebtAus”: Një grup në Telegram ku, më 10 gusht 2024, Spartak Dërmaku dërgoi 800 USDT direkt, e pasuar me 350 USDT të tjera më 23 gusht 2024 përmes tri adresave të ndryshme për të humbur gjurmët.

“Whispers of the Forgotten” (Pëshpëritmat e të harruarve): Një adresë e fshehtë që shërbente për grumbullim fondesh, përmes së cilës, më 30 nëntor 2024, u dërguan 646 USDT direkt në linjën kryesore terroriste “TBhAj….”

Pastaj te “Fastabiqul Khayrat”: Kanal terrorist ku, më 31 tetor 2023, u transferuan 310 USDT me qëllim “humbjen e gjurmëve” të fondeve.

Hetimet e Policisë së Kosovës të datës 01.06.2026, të mbështetura nga FBI, konfirmojnë se kjo metodologji është krejtësisht identike me atë të terroristit të njohur ndërkombëtarisht, Mohamed Azharudin Chhipa në SHBA, theksohet në dosjen e Prokurorisë që e ka siguruar Insajderi.

“Petku humanitar” dhe kampet e Sirisë

Sipas detajeve specifike të zgjeruara të dosjes, FBI ka dokumentuar se ky rrjet nuk vepronte i izoluar, por ishte pjesë e një unaze globale të financimit të terrorizmit që përdorte platforma legjitime të grumbullimit të fondeve nën petkun e “ndihmës humanitare” për gratë dhe fëmijët në kampet e Sirisë, siç është kampi famëkeq Al-Hol.

Hetuesit amerikanë kanë specifikuar se skema e ndjekur nga kosovarët është e lidhur drejtpërdrejt me rrjetin e terroristit të dënuar në SHBA, Mohamed Azharudin Chhipa, i cili koordinonte qindra kuleta kriptovalutash për të kanalizuar para cash drejt Sirisë, duke shfrytëzuar pikërisht llogari të fshehura në Telegram që u bënin thirrje ndjekësve radikalë në Evropë për “kontribute të shenjta”, thuhet në dosjen e Prokurorisë që e ka siguruar Insajderi.

Për më tepër, analiza teknike e TRM Labs e përfshirë në dosje tregon një proces kompleks të quajtur “layering” (shtresëzim), ku paratë e vjedhura përmes mashtrimeve kibernetike fillimisht futeshin në sistemin financiar lokal në Kosovë përmes këmbimoreve si “Tresor Exchange”, e pastaj ndaheshin në shuma të vogla (nën pragun e alarmit automatik) nëpër kupta të ndryshme “transit”.

Nga këto kupta transit, paratë virtuale USDT konvertoheshin dhe transferoheshin me shpejtësi të lartë drejt kuletës terroriste “TBhAjv1…”, e cila kontrollohej nga operatorët financiarë të ISIS-it në Lindjen e Mesme.

Ky fluks i fshehtë monetar kishte arritur të qarkullonte mbi 152 mijë USDT përpara se inteligjenca financiare ndërkombëtare të ndërhynte për bllokimin e tyre total, bëhet e ditur në dokumentet e Prokurorisë Speciale që i posedon Insajderi.

Zgjerimi i hetimeve ka vënë në dritë edhe rrezikshmërinë e lartë të profilit të Arian Alijajt, i njohur me emrin fetar “Abdul Hakimin”.

Prokuroria thekson se përfshirja e një veterani të luftës në Siri, i cili ka pasur kontakte direkte me strukturat operative të ISIS-it gjatë qëndrimit të tij në zonat e konfliktit, i ka dhënë këtij grupi në Prishtinë qasje të drejtpërdrejtë dhe të besueshme te kanalet zyrtare të pranimit të fondeve të organizatës terroriste.

Kjo ndërlidhje mes përvojës luftarake në terren dhe aftësive kibernetike për mashtrime bankare nga Spartak Dërmaku konsiderohet nga Prokuroria Speciale si një formë e re dhe jashtëzakonisht e rrezikshme e celulave hibride, të cilat i mundësonin ISIS-it të mbante gjallë infrastrukturën e saj përmes fondeve që buronin direkt nga krimi i organizuar në Kosovë, thuhet në dosjen e Prokurorisë që e ka siguruar Insajderi.

Përgjimet: “Me Lamborghini dhe thasë të zi nuk të ndal askush”

Pjesa më dërrmuese e dosjes hetimore përbëhet nga transkriptet e përgjimeve të bisedave mes të pandehurve, të cilat zbulojnë arrogancën e tyre, qarkullimin e miliona eurove cash dhe ekzistencën e bunkerëve të armatimit në Prishtinë.

Në bisedën e datës 01.03.2024, Arian Alijaj (ish-luftëtar i ISIS-it në Siri, i dënuar në vitin 2016) dëgjohet t’i thotë një personi të paidentifikuar:

“E kana një bunker të fortë vëlla, shumë të fortë në podrum edhe Syla (Spartak Dërmaku) e ka këtë investim të mençëm, podrumi i blerë, banesa e madhe na sen s’kem në banesë…”, thuhet në dosjen e Prokurorisë që e ka siguruar Insajderi.

Më tej, sipas përgjimeve të datës 10.03.2024, Alijaj mburret për arsenal ushtarak.

“Krejt cak kam armatim n’për shpi veç i thom i shtin në bunkera i rahaton për 10 minuta”, thuhet në dosje.

Gjatë bastisjes së Policisë, atij iu gjet një armë Beretta me 8 fishekë, ndërsa Dërmakut karikatorë të AK-47, fishekë të kalibrit 9mm Luger, thika Columbia dhe lazer për shënjestrim ushtarak.

Mënyra se si lëviznin shumat marramendëse pa u vënë re nga Policia shpjegohet hapur në përgjimet ambientale të po asaj date nga Arian Alijaj:

“Dy herë brenda një viti ja kam qu ka 1 milion e 800, 1 milion e 600 mijë euro kesh me llambo (automjeti Lamborghini) ja dërgoja me thasë të zi, se ma Llambo ma pak i dyshimtë je nuk të ndal askush hiq”, zbardhet në dosjen e Prokurorisë që e ka siguruar Insajderi.

Transporti i parave cash në rrugë ilegale përmes Shkupit konfirmohet edhe nga vetë Spartak Dërmaku në bisedën e datës 18.03.2024, ku thotë se “…plus kena rreziku jena shku në Shkup e kena marrë i kena pru të zezën këtu herën e fundit në kerr i kam pas 1 milion euro, i kom pas 500.000 mijë…”.

Në një tjetër bisedë të transkriptuar të datës 07.03.2024, Dërmaku shpjegon me detaje se si mllefi i tij kthehej në sulm kibernetik për të hakuar kartela bankare:

“…mundohem mos me ma ni qa thoni ju, edhe nuk ju kam target edhe ma ka mundësu Allahu kur kam naj mllef naj sen mu shfry ulna para kompjuterit edhe ju hi ren kartelave hi hi ren edhe mundohna krejtve me ju hakmarrë edhe 1 euro në paç edhe pasë mbi 50 euro, 70 euro, 30 euro, 20 euro edhe 1 euro në paç pasë un edhe qato se ma ka mundësu Allahu qat…”, thuhet në dosjen e Prokurorisë që e ka siguruar Insajderi.

Kurthi në “Tophane” dhe kërcënimi: “Do ta heq kokën me thikë”

Dosja sqaron se si ky grup nuk operonte vetëm në sferën kibernetike dhe të kriptovalutave, por përdorte dhunë ekstreme fizike dhe pengmarrje në kryeqytet.

Në shtator të vitit 2023, i dëmtuari F.H. u fut në kurth në lagjen “Tophane” të Prishtinës, duke u futur me dhunë në një veturë të tipit “Xhip Nissan”, ku u godit egërsisht me grushte e shkelma nga të pandehurit.

Kërcënimi që iu bë atij për të dorëzuar shumën prej 1 milion eurosh ishte brutal dhe lidhej me vrasjet e kryera në Maqedoninë e Veriut.

“Deri nesër nëse nuk i sjell 1 milion euro e në të kundërtën nëse nuk i sjell ‘kena me të vra si ata dy personat në Shkup, por ty jo me allti por ta heqi kokën me thikë, ty dhe familjes tënde’”, shkruhet tekstualisht në dokumentet e Prokurorisë që e ka siguruar Insajderi.

Viktima u mbajt nën presion të vazhdueshëm dhe u detyrua të udhëtonte deri në Shkup për t’u takuar në zyrat e firmës “Tr…” me M.A. (i cili kërkohej po ashtu për sigurimin e kuponëve fiskalë për blerje të parave virtuale), me qëllim që të rregulloheshin faturat e pastrimit të parave virtuale.

Gjatë Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes gjyqtares së procedurës paraprake, Medie Bytyqi, tashmë u është caktuar të tre të pandehurve masa e paraburgimit, ndërsa ekzaminimi i plotë i pajisjeve elektronike, telefonave dhe llogarive të sekuestruara pritet të nxjerrë në dritë adresa të tjera të fshehura të celulave të ISIS-it në Evropë.

JU REKOMANDOJMË

Avokati i Thaçit i reagon Speciales që prezantoi “standardet e gjykimit të drejtë”: Çdo ankesë e të akuzuarve është refuzuar nga Apeli

Avokati i Thaçit i reagon Speciales që prezantoi “standardet e gjykimit të drejtë”: Çdo ankesë e të akuzuarve është refuzuar nga Apeli
17/06/2026 - 16:49

Luka Misetic, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka reaguar Gjykatës Speciale pak pasi ajo prezantoi “standardet e gjykimit të drejtë gjatë proceseve gjyqësore” në këtë...

Më shumëDetails

Diaspora u dha mbi 75 % të votës, VV i falënderon

A mund të qeverisë LVV e vetme? Tre skenarët e mundshëm për qeverinë e re
17/06/2026 - 16:20

Lëvizja Vetëvendosje, ka falënderuar mërgatën pas përmbylljes së numërimit të votave me postë dhe atyre në përfaqësi diplomatike, ku kjo parti ka dalë e para. VV’ja, është shprehur...

Më shumëDetails

Organizata “Shqiptaria” kundër memorandumit mes BQK-së dhe Bankës Qendrore të Emirateve Arabe: Tradhti ndaj shtetit laik dhe rrugë e hapur për islamizimin e Kosovës

Organizata “Shqiptaria” kundër memorandumit mes BQK-së dhe Bankës Qendrore të Emirateve Arabe: Tradhti ndaj shtetit laik dhe rrugë e hapur për islamizimin e Kosovës
17/06/2026 - 16:03

Organizata Shqiptaria ka dalur kundër memorandumit të nënshkruar mes Bankës Qendrore të Kosovës dhe Bankës Qendrore të Emirateve të Bashkiara Arabe duke e cilësuar këtë si tradhti ndaj...

Më shumëDetails

Paralajmërim nga humanisti Halil Kastrati: Persona të pandërgjegjshëm po keqpërdorin emrin e tij për mashtrime me para

Paralajmërim nga humanisti Halil Kastrati: Persona të pandërgjegjshëm po keqpërdorin emrin e tij për mashtrime me para
17/06/2026 - 15:54

Humanisti dhe drejtuesi i organizatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka bërë një thirrje publike për qytetarët që të kenë kujdes nga mashtrimet online dhe kontaktet e rreme...

Më shumëDetails

Përfundon numërimi i votave me postë, thotë KQZ

Përfundon numërimi i votave me postë, thotë KQZ
17/06/2026 - 15:17

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht votimi...

Më shumëDetails

Për 4 muaj në Shqipëri u futën 30 milionë euro kesh, dosja e rëndë e megaoperacionit të SPAK-ut

Për 4 muaj në Shqipëri u futën 30 milionë euro kesh, dosja e rëndë e megaoperacionit të SPAK-ut
17/06/2026 - 15:11

Detaje të reja kanë dalë nga dosja e megaoperacionit të SPAK kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimit të parave, ku zbulohet se vetëm në një periudhë katërmujore...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • KQZ: Për dy raundet e zgjedhjeve lokale, planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime

    Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    687 Shpërndaje
    Shpërndaje 275 Tweet 172
  • Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ky është Shkëlqim Kastrati, i arrestuari për incidentin te ‘Rruga B’

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ja si tentoi AUV ta fshehë rastin e piperit Besiana që u kthye nga Finlanda për shkak të mykotoksinës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • 6 ministri dhe presidenti? Konstatimi i Canajt për PDK-në

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë