Ishte data 4 maj kur Vjosa Osmani prezantoi Fahrije Hotin si kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Hoti në zgjedhjet e 7 qershorit garoi në listën e LDK-së me numër 13. Por kur tashmë ka përfunduar procesi i numërimit të votave, Hoti në bazë të rezultateve nga KQZ-ja ka siguruar 12.728 vota.
Vota këto të pamjaftueshme që e njëjta të zgjidhet deputete e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e 11-të.













