Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LDK, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër pas përmbylljes së procesit të numërimit të votave duke thënë se LDK është më e madhe se çdo interes personal, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ako ka thënë se kur pritjet ndërtoyen mbi spektakël e jo mbi organizim, rezultati e jep verditiktin pa emocione e pa arsyetime.
“Na u tha se “bashkimi i madh” do ta kthente fitoren në realitet. Ndërkohë, në terren u krijuan ndarje, u anashkaluan aktivistë që e kanë mbajtur partinë në ditët më të vështira dhe u ushqye ideja se disa janë më të rëndësishëm se të tjerët. Mbi të gjitha i lënduat ata që qëndruan fuqishëm për dekada me radhë.” – shkruan ai.
Postimi i plotë:
LDK është më e madhe se çdo interes personal.
Kur pritjet ndërtohen mbi spektakël e jo mbi organizim, rezultati e jep verdiktin pa emocione e pa arsyetime.
Pra, nga 13 në 16, dobët shumë dobët.
Na u tha se “bashkimi i madh” do ta kthente fitoren në realitet. Ndërkohë, në terren u krijuan ndarje, u anashkaluan aktivistë që e kanë mbajtur partinë në ditët më të vështira dhe u ushqye ideja se disa janë më të rëndësishëm se të tjerët. Mbi të gjitha i lënduat ata që qëndruan fuqishëm për dekada me radhë.
Në fund, bilanci është i ftohtë: pak vota më shumë në nivel vendi, e në disa bastione edhe rënie.
Në politikë nuk matesh me fotografi, me duartrokitje e as me rreth shokësh.
Në politikë matesh me votë.
Dhe kur vota nuk e konfirmon premtimin, atëherë duhet përgjegjësi.
Reforma nuk fillon nga poshtë.
Reforma fillon nga lart.
Nuk mund të kërkosh besim duke u sjellë si gjithçka është në rregull.
Nuk mund të jesh njëkohësisht edhe rugovist edhe argat deri para disa muajsh i atyre që e shajtën ndër vite.
Nuk mund të qëndrosh në LDK me identitet të paqartë deri dje e sot të kërkosh besnikëri pa kushte.
Problemi nuk ka qenë kurrë te aktivisti. Problemi fillon kur lidershipi beson më shumë te fotografia e bashkimit sesa te besimi i strukturës.
LDK nuk ka nevojë për iluzione fitoreje. Ka nevojë për respekt ndaj njerëzve që e mbajnë gjallë çdo ditë.
Të gjithë bashkë të fillojmë punën për ndryshime rrënjësore për një LDK më të fuqishme, të përbashkuar rreth vizionit dhe jo interesave personale, sepse vetëm një LDK e fortë i ofron Kosovës stabilitet dhe të ardhme të sigurtë.













