Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Onkologu Ilir Kurteshi: Synimi i mjekësisë moderne që në të ardhmen të jetohet me kancerin si me diabetin!

18/06/2026 - 12:39
në Lajme, Lifestyle
A A
Onkologu Ilir Kurteshi: Synimi i mjekësisë moderne që në të ardhmen të jetohet me kancerin si me diabetin!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zhvillimet e reja në onkologji po ndryshojnë mënyrën se si mjekët e shohin trajtimin e kancerit.

Gjithnjë e më shumë po synohet kontrolli afatgjatë i saj, duke i mundësuar pacientëve të jetojnë më gjatë dhe me cilësi më të mirë jete.

Këtë e theksoi onkologu dhe drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, ku foli për përparimet e fundit në trajtimin e sëmundjeve malinje dhe rolin e terapive moderne.

Sipas tij, një nga synimet kryesore të mjekësisë moderne është që disa forma të kancerit të menaxhohen në mënyrë të ngjashme me sëmundjet kronike, si diabeti apo hipertensioni.

“Qëllimi është që nëse sëmundja është në stade të hershme të trajtohet sa më mirë, ndërsa nëse është e avancuar, të shndërrohet në një lloj sëmundjeje kronike. Njeriu të jetojë me të, me trajtim adekuat dhe me cilësi të mirë jete, njësoj si me diabetin apo tensionin e lartë”, tha Kurtishi.

Ai shpjegoi se kjo po bëhet e mundur falë terapive të reja të personalizuara, analizave gjenetike të tumorit dhe zhvillimeve në fushën e inteligjencës artificiale, të cilat po ndihmojnë mjekët të identifikojnë më saktë karakteristikat e çdo tumori dhe të zgjedhin trajtimin më efektiv për secilin pacient.

“Përmes analizave të veçanta të indit tumoral ose të gjakut, ne mund të identifikojmë ADN-në e qelizave malinje dhe të përcaktojmë terapi që e targetojnë sëmundjen në mënyrë shumë më të saktë”, tha ai.

Kurtishi theksoi se trajtimet moderne nuk bazohen më vetëm në vendndodhjen e tumorit, por edhe në profilin e tij molekular dhe gjenetik.

Kjo qasje po hap mundësi të reja për kontrollimin e sëmundjes për periudha më të gjata kohore.

Sipas onkologut, pikërisht ky është drejtimi ku po ecën mjekësia bashkëkohore: ta kthejë kancerin nga një diagnozë shpesh fatale në një sëmundje që mund të mbahet nën kontroll për vite me radhë.

“Ky është qëllimi i onkologjisë moderne sot – që pacientët të jetojnë më gjatë, me trajtime më të sakta dhe me një jetë sa më cilësore”, përfundoi Kurtishi.

JU REKOMANDOJMË

Nagavci: Pres që sa më parë të arrijmë pajtim me LDK’në për Presidentin, jemi dakord për kriteret e parimet

Nagavci: Pres që sa më parë të arrijmë pajtim me LDK’në për Presidentin, jemi dakord për kriteret e parimet
25/08/2026 - 17:30

Koha po ecën, por marrëveshja politike për presidentin ende nuk ka marrë epilog. Me 4 tetorin si afat për përfundimin e mandatit të ushtrueses së detyrës së presidentes,...

Më shumëDetails

Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?
25/08/2026 - 17:13

Dosja voluminoze e Prokurorisë Speciale ndaj të pandehurit Fatmir Sheholli, përveç akuzave për spiunazh në favor të Shërbimit Informativ të Serbisë (BIA), përmban detaje të hollësishme edhe për...

Më shumëDetails

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”
25/08/2026 - 16:58

Fatmir Sheholli do të ulet tashmë në bankën e të akuzuarve pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, që e ngarkon për spiunazh. Në...

Më shumëDetails

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit
25/08/2026 - 16:38

Analisti politik dhe profesori Blerim Laitfi ka reaguar pas publikimit të informatave nga dosja për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit. Latifi thotë se plani i madh i BIA-s që...

Më shumëDetails

Dokumenti i RDB-së: Si tentoi inteligjenca serbe ta rekrutonte Albin Kurtin në burgun e Nishit

Dokumenti i RDB-së: Si tentoi inteligjenca serbe ta rekrutonte Albin Kurtin në burgun e Nishit
25/08/2026 - 16:30

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale për Fatmir Shehollin i dyshuar për spiunazh, përmendet edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti. Në dosjen e Prokurorisë Speciale flitet për misionin e...

Më shumëDetails

‘‘Keni shkuar në Serbi pas Banjskës’’ – Riparimi i vagonëve që përplasi Aleancën me VV’në

‘‘Keni shkuar në Serbi pas Banjskës’’ – Riparimi i vagonëve që përplasi Aleancën me VV’në
25/08/2026 - 16:18

Një postimi i ish-deputetit të Aleancës, Daut Haradinaj, lidhur me riparimin e disa vagonëve ka nisur një përplasje në skenën politike. Në dokumentin e publikuar nga Haradinaj, kuptohej...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • RTK publikon një audio-incizim që e inkriminon Fatmir Shehollin

    Dokumenti: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Arma e babait, kthimi nga Gjermania dhe vdekja e 25-vjeçares shtatzënë– krejt çka dihet për tragjedinë në Malishevë

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • QKUK-ja jep detaje për gjendjen e Egzon Bytyqit, të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Vrasja e 25-vjeçares shtatzënë në Malishevë, krejt çka dihet deri më tani

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë