Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria e Inspekcionit ka vazhduar inspektimin dhe ndërmarrjen e masave në sektorin e ndërtimit në këtë komunë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Komuna ka njoftuar se gjatë inspektimit gjatë ditës së djeshma ka vendosur shirtat në 3 ndërtesa si pasojë e mosrespektimit të lejes ndërtimore.
Siç shihet në fotografitë e publikuara nga vet faqja e komunës shiritat i janë vendosur punishteve të kompanive OKI Sh.P.K dhe Vizioni, kurse kompania e tretë nuk identifikohet nga fotografitë./Veriu.info/











