Aksioni ku u sekuestruan 60 kg drogë – Policia ndan foto të substancës: U sekuestrua edhe një kamion e dy vetura.
Sot u njoftua që, Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës ka zhvilluar një aksion në dy lokacione në Komunën e Prishtinës dhe në fshatin Babush të Komunës së Ferizajit, duke sekuestruar rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë. Lidhur me rastin, janë arrestuar katër persona të dyshuar, prej të cilëve një shtetas i Kosovës, dy shtetas të Serbisë dhe një shtetas i Shqipërisë.
Rreth këtij aksioni, Policia ka ndarë edhe foto të drogës që është sekuestruar.


Ndryshe, në njoftim është shtuar po ashtu që, përveç drogës është sekuestruar edhe dy vetura edhe një kamion.














