Kandidati i PDK-së për deputet, Jakup Nura, ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë që të për qenë deputet edhe për një mandat në Kuvendin e Kosovës.
Jakup Nura ka marrë 22,951 votat, duke u radhitur në mesin e deputetëve fitues të PDK-së, raporton Veriu.info.
Postimi i Jakup Nura:
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës.
Ju falënderoj sinqerisht për besimin që ma dhatë në zgjedhjet e 7 qershorit.
22,951 votat që më besuat nuk janë vetëm një rezultat zgjedhor, por një detyrë e madhe ndaj qytetarëve dhe Republikës së Kosovës.
Për shumë vite, përmes angazhimit në veprimtarinë kombëtare dhe përpjekjeve për liri, si dhe gjatë luftës çlirimtare si gjeneral i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jam udhëhequr nga ideali për t’i shërbyer vendit dhe popullit tim.
Me të njëjtin përkushtim do ta vazhdoj këtë mision edhe si deputet i zgjedhur.
Mirënjohjen time të thellë e shpreh për secilin votues, për familjen, miqtë dhe të gjithë bashkëpunëtorët që më qëndruan pranë gjatë këtij rrugëtimi.
Besimi juaj është nder dhe përgjegjësi për mua.













