Për këtë çështje janë deklaruar për Klankosova.tv nga Prokuroria Themelore, ku thuhet se është autorizuar Policia e Kosovës për mbledhjen dhe grumbullimin e informatave relevante nëse ekziston ndonjë element i veprës penale në lidhje me këtë rast.
“Konfirmojmë që është njoftuar Prokurori i Shtetit, nga Departamenti për Krime të Renda për këtë çështje penale. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është autorizuar Policia e Kosovës për mbledhjen dhe grumbullimin e informatave relevante nëse ekziston ndonjë element i veprës penale në lidhje me këtë rast”, thanë për redaksinë nga Prokuroria.
Burime për Klan Kosova bëjnë të ditur po ashtu se gjatë procesit të votimit janë evidentuar disa parregullsi në veri, ku dyshohet se fletëvotimet mund të jenë plotësuar nga një dorë e vetme, pasi janë vërejtur ngjashmëri në nënshkrime dhe në mënyrën e plotësimit të tyre.
Sipas të njëjtave burime, pritet të shihet nëse Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) do të vendosë për hapjen e kamerave të sigurisë në qendrat e votimit, me qëllim verifikimin e dyshimeve të ngritura gjatë procesit zgjedhor.












