Mes të tjerash, qeveria miratoi vendimin për emërimin e komisionit të pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën “Sekretar i Përgjithshëm” në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
Po ashtu, qeveria mori vendimin për emërimin e komisionit të pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën “Komisioner për Gjuhët”.
Qeveria miratoi edhe vendimin për emërimin e komisionit të pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën “Drejtor Ekzekutiv” në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.
Tutje, në mbledhjen elektronike u mor vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr. 10/230, të datës 13 nëntor 2024, për themelimin e komisionit për vlerësimin e sistemeve të informacionit dhe komunikimit me rëndësi strategjike.
Qeveria po ashtu miratoi vendimin për vazhdimin e mandatit të komisionit për verifikimin e diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, i themeluar me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 11/130, të datës 22.02.2023, i ndryshuar dhe i plotësuar me Vendimin Nr. 14/169, të datës 27.10.2023, Vendimin Nr. 19/218, të datës 28.08.2024, Vendimin Nr. 12/249, të datës 26.02.2025, dhe Vendimin Nr. 01/268, të datës 22.08.2025, Vendimin 10\280 të datës 19.12.2025, dhe Vendimin Nr. 16\05 të datës 19.03.2026, i vazhdohet mandati nga data 22.06.2026 deri me datën 22.09.2026.














