Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rishikimi i pranisë së KFOR’it – Kroacia ‘‘ofron’’ rritjen e numrit të ushtarëve të saj në Kosovë

19/06/2026 - 22:32
në Lajme
A A
Rishikimi i pranisë së KFOR’it – Kroacia ‘‘ofron’’ rritjen e numrit të ushtarëve të saj në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kroacia po ofron të rrisë numrin e ushtarëve të saj në misionin e KFOR’it në Kosovë. Të paktën kështu ka lënë të kuptohet ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anusiç, në një deklaratë për gazetarët në Bruksel, raporton “VecernjiList”. Në raportim thuhet edhe se, burime diplomatike të huaja thonë jozyrtarisht se disa aleatë evropianë kanë filluar të komunikojnë se si mund të kontribuojnë në mbushjen e boshllëkut që do të lihej pas një tërheqjeje të pjesshme amerikane nga Evropa

Ndërkaq, gjenerali amerikan Alexus G. Grynkewich, Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën (SACEUR), zbuloi një javë më parë se janë duke u hartuar plane për të zvogëluar madhësinë e misionit KFOR në Kosovë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte shpjegoi të mërkurën se numri i ushtarëve në Kosovë do të reduktohet nga 4,700 aktualë në nivelin që ekzistonte para vitit 2023, në rreth 3,000-3,500 anëtarë të KFOR-it. Por, megjithatë, Kroacia është gati të rrisë numrin e ushtarëve të saj në KFOR.

Sekretari i Luftës i SHBA-së, Pete Hegseth, u përsëriti dje kolegëve të tij në NATO se prania e SHBA-së në Evropë po zvogëlohet dhe se aleatët evropianë pritet të “angazhohen dhe të bëjnë pjesën e tyre”, dhe se SHBA-të do të “vëzhgojnë nga afër aleatët tanë dhe do të monitorojnë se kush nuk po e bën këtë dhe kush po thotë ‘jo’ ose ‘ndoshta’ ose ‘le të presim e të shohim’”.

Hegseth theksoi se disa aleatë do të “dështojnë” në këtë provë të re të SHBA-së, ndërsa disa do të “kalojnë me sukses”. Në fjalimin e tij, ai përmendi gjithashtu se disa aleatë evropianë i kthyen shpinën Amerikës ndërsa ajo po zhvillonte luftë kundër Iranit, ndërsa të tjerët “e morën mesazhin dhe bënë një përpjekje, ju e dini kush jeni, dhe ne e vlerësojmë shumë këtë”.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë