Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

U raportuan të zhdukura, dy 13-vjeçare nga Gjakova gjenden pas disa ditësh – përfunduan në Shtëpinë e Sigurt

20/06/2026 - 12:33
në Lajme
A A
U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy vajza 13-vjeçare nga Gjakova, të cilat ishin raportuar të zhdukura nga familjarët e tyre, janë gjetur pas disa ditësh kërkime dhe janë intervistuar nga institucionet përgjegjëse.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti ishte raportuar nga familjarët, të cilët kishin deklaruar se të miturat me inicialet E.B. dhe Gj.Q. ishin larguar nga shtëpitë e tyre dhe nuk dihej vendndodhja e tyre.

Sipas denoncimeve, njëra nga vajzat ishte larguar nga shtëpia në orët e paradites, ndërsa familjarët kishin kërkuar në vende të ndryshme pa arritur ta gjenin. Ndërkaq, familjarët e vajzës tjetër kishin raportuar se largime të tilla kishin ndodhur edhe më herët.

Hetimet kishin ngritur dyshime se të miturat mund të ishin larguar së bashku.

Sinjali mëson se pas veprimeve hetimore, vajzat janë lokalizuar dhe janë shoqëruar në Njësinë e Hetimeve në Gjakovë bashkë me prindërit e tyre.

Burimet tregojnë se edhe pasi ishin gjetur fillimisht, të miturat kishin refuzuar të paraqiteshin për intervistim nga zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale, duke u larguar sërish nga familjet e tyre.

Për këtë arsye dhe me pëlqimin e prindërve, ato janë dërguar përkohësisht në Shtëpinë e Sigurt, në mënyrë që të mund të realizoheshin intervistat dhe vlerësimet nga institucionet kompetente.

Pas dëgjimit nga zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale dhe njoftimit të Prokurorit për të Mitur, sipas burimeve të Sinjalit, nuk janë konstatuar elemente të ndonjë vepre penale.

Të dyja vajzat janë dorëzuar më pas tek familjet e tyre në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa rasti mbetet nën trajtim dhe verifikim nga organet kompetente.

Zhdukja e dy 13-vjeçareve alarmoi familjet dhe institucionet. Pas disa ditësh pa gjurmë, ato u gjetën shëndoshë e mirë dhe u kthyen pranë prindërve.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë