Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Raporti i ZKA-së për Komunën e Ferizajt zbulon shkelje milionëshe, kontrata pa fonde dhe pagesa për punë të papërfunduara

20/06/2026 - 15:45
në Lajme
A A
Raporti i ZKA-së për Komunën e Ferizajt zbulon shkelje milionëshe, kontrata pa fonde dhe pagesa për punë të papërfunduara
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Komunës së Ferizajt për vitin 2025, duke evidentuar një sërë shkeljesh në menaxhimin e financave publike, prokurimin dhe ekzekutimin e projekteve kapitale.

Çka thuhet në raportin e ZKA-së?

Sipas raportit, shpenzime në vlerë prej 7.97 milionë eurosh nuk janë klasifikuar në kategoritë e duhura ekonomike, duke ndikuar në mbivlerësimin dhe nënvlerësimin e kategorive përkatëse buxhetore. Po ashtu, detyrimet kontigjente janë paraqitur më ulët sesa vlera reale, ndërsa detyrimet e papaguara nuk janë raportuar saktë në pasqyrat financiare.

ZKA konstaton gjithashtu se komuna kishte nënvlerësuar detyrimet kontigjente. Ndonëse në pasqyrat financiare ato ishin paraqitur në vlerë prej rreth 146 mijë euro, dokumentet burimore tregonin se vlera reale arrinte në mbi 294 mijë euro. Për më tepër, në regjistër figuronin 120 raste të detyrimeve kontigjente, ndërsa për katër prej tyre nuk ishte përcaktuar fare vlera financiare.

Një tjetër gjetje lidhet me detyrimet e papaguara. Auditorët evidentuan se komuna nuk kishte raportuar obligime në vlerë prej 105,963 euro për paga të punonjësve të arsimit, si dhe edhe 21,271 euro për 11 punonjës të tjerë që ishin pranuar në punë përmes procedurave të rregullta të rekrutimit, por nuk figuronin në listat e pagave.

Gjashtë kontrata pa njoftim paraparak

Në aspektin e prokurimit publik, raporti nxjerr në pah se Komuna e Ferizajt kishte lidhur gjashtë kontrata me vlerë mbi 500 mijë euro, pa bërë njoftimin paraprak të kërkuar me ligj.

Ndër projektet e përfshira janë ndërtimi i Qendrës Multifunksionale në Ferizaj me vlerë mbi 3.2 milionë euro, rikonstruktimi i rrugës Ferizaj–Pleshin me afro 2.9 milionë euro, si dhe disa projekte të asfaltimit të rrugëve me vlera që arrijnë në miliona euro. Sipas auditorëve, mungesa e njoftimeve paraprake ul transparencën dhe kufizon konkurrencën mes operatorëve ekonomikë.

Po ashtu, në tri raste komuna kishte hyrë në obligime kontraktuale pa siguruar fonde të mjaftueshme financiare. Një prej rasteve lidhet me projektin “Rikonstruktimi i rrugës Ferizaj–Pleshin”, ku komuna kishte kontraktuar projektin pa pasur mbulim të plotë buxhetor për mbi 809 mijë euro. Situata të ngjashme janë evidentuar edhe në projektet “Asfaltimi i rrugëve Fshati i Vjetër–Komogllavë–Ferizaj” dhe “Rikonstruktimi i rrugës Bedri Asllani”.

ZKA ka gjetur gjithashtu se komuna kishte nisur procedura të prokurimit dhe kishte lidhur kontrata për disa projekte infrastrukturore pa hartuar paraprakisht projektet ekzekutive.

Kjo kishte ndodhur për projekte si rikonstruktimi i rrugës Varosh–Gërlicë, asfaltimi i rrugëve në Jezerc, rikonstruktimi i rrugës Bedri Asllani dhe asfaltimi i rrugëve në Rahovicë dhe Talinoc. Sipas raportit, një praktikë e tillë mund të sjellë kosto të paparashikuara dhe realizim joefikas të projekteve.

Pagesa për punë të papërfunduara

Një nga gjetjet më serioze lidhet me pagesat për punë të papërfunduara.

Gjatë inspektimeve në terren, auditorët konstatuan se në kuadër të kontratës për ndërtimin e shkollës së mesme në Ferizaj ishte realizuar një pagesë prej 19,999 eurosh për punime dhe furnizime që nuk kishin përfunduar në momentin e ekzekutimit të pagesës. Për më tepër, menaxheri i kontratës nuk kishte përgatitur raportin përfundimtar për realizimin e projektit, siç kërkohet me procedurat ligjore.

Raporti evidenton edhe raste të përdorimit të mjeteve financiare të një projekti kapital për financimin e projekteve të tjera, pa miratim paraprak nga Kuvendi Komunal. Në dy pagesa me vlerë totale prej 97,331 euro, fondet e destinuara për projekte specifike janë shfrytëzuar për projekte të tjera, në kundërshtim me procedurat e menaxhimit buxhetor.

Në përmbledhjen e përgjithshme, ZKA vlerëson se Komuna e Ferizajt ka nevojë të përmirësojë kontrollin e brendshëm financiar, raportimin e detyrimeve, menaxhimin e projekteve kapitale, procedurat e prokurimit dhe administrimin e pasurisë publike. Aty thuhet se dobësitë e evidentuara rrezikojnë paraqitjen e saktë të informacionit financiar dhe rrisin rrezikun e keqmenaxhimit të fondeve publike./insajderi.org

JU REKOMANDOJMË

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës
20/06/2026 - 21:52

Analisti politik Lulzim Peci ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj projektit të gazit amerikan, duke e cilësuar atë si “aventurën më të madhe politike që nga...

Më shumëDetails

Protestuesit nisin rrethimin e Kryeministrisë në Tiranë: Sonte do ta gdhijmë këtu!

Protestuesit nisin rrethimin e Kryeministrisë në Tiranë: Sonte do ta gdhijmë këtu!
20/06/2026 - 21:46

Aktivisti Arben Kola njoftoi se marshimi sot do të zhvillohet rreth Kryeministrisë. “Shumë shqiptarë kanë zbritur në shesh për ta gdhirë sonte këtu. Ata që kanë dëshirë janë...

Më shumëDetails

Hargreaves: Çështjet me të cilat përballet Kosova e kontinenti nuk presin – Pas 18 muajsh pasigurie, partitë të punojnë së bashku

Hargreaves: Çështjet me të cilat përballet Kosova e kontinenti nuk presin – Pas 18 muajsh pasigurie, partitë të punojnë së bashku
20/06/2026 - 21:26

Dy ditë më parë, ambasada britanike në Kosovës, ka organizuar pritje me rastin e ditëlindjes së Mbretit, ku të pranishëm ishin personalitete të ndryshme përfshirë politike, anipse, aty...

Më shumëDetails

Blakaj për Gjykatën Speciale: S’ka qenë transparente, s’ka bërë mjaftueshëm që publiku të kuptojë çfarë po ndodh atje

Blakaj për Gjykatën Speciale: S’ka qenë transparente, s’ka bërë mjaftueshëm që publiku të kuptojë çfarë po ndodh atje
20/06/2026 - 21:06

Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj, tha se Dhomat e Specializuara nuk ishin transparente në raport me publikun. Duke komentuar raportin britanik mbi Gjykatën Speciale,...

Më shumëDetails

“E rëndë që ushtarët të detyrohen të padisin shtetin për orët shtesë të papaguara“

“E rëndë që ushtarët të detyrohen të padisin shtetin për orët shtesë të papaguara“
20/06/2026 - 20:51

Ish-koloneli Afrim Veseli e ka cilësuar si të papranueshme dhe antiligjore moskompensimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për orët shtesë të punës, pas gjetjeve të...

Më shumëDetails

Auditori gjen “mal” shkeljesh në KEK: Procesi i ankandit për tregtim të rrymës përdor email të pasigurt

Auditori gjen “mal” shkeljesh në KEK: Procesi i ankandit për tregtim të rrymës përdor email të pasigurt
20/06/2026 - 20:47

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar të dhënat me gjetjet që i ka bërë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Sipas asaj që është publikuar në raportin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

    Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

    186 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 47
  • SHBA-ja i përgjigjet Iranit për Hormuzin

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Zelensky ultimatum Lukashenkos: Tërhiqni pajisjet ushtarake nga kufiri ose do të …

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Digjet resorti i famshëm, evakuohen 1700 pushues

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë