Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka dhënë një përditësim mbi zhvillimet e fundit në bisedimet midis Iranit dhe SHBA-së në Zvicër sot dhe thotë se është arritur “përparim i madh”.
Vance u tha gazetarëve se dëshironte që, ndërsa “Irani ka qenë një nxitës i paqëndrueshmërisë rajonale”, ai të shihte një të ardhme ku të gjithë “mund të punojnë së bashku për të promovuar paqen dhe prosperitetin”.
Ai tha se presidenti Donald Trump ishte i përkushtuar për të parë një armëpushim të plotë rajonal, por pranoi se armëpushimet janë “paksa të çrregullta”, raporton TheGuardian, transmeton klankosova.tv.
Ai shtoi se negociatat teknike mund të mos zgjidhin çdo mosmarrëveshje, por “na lejojnë të ulemi së bashku si ekipe për herë të parë në histori”.













