Një punëtor ka humbur jetën sot në Prizren, në një incident tragjik gjatë punës.
Siç ka konfirmuar Policia viktima është goditur nga mjeti i punës- vinçi gjatë kohës sa ishte duke punuar në punishte.
’Sot, më datë 22.06.2026, rreth orës 09:00, Policia ka pranuar informatën se në ambulancën e lagjes Arbana në Prizren është dërguar pa shenja jete një person mashkull, rreth 26 vjeç.Njësitë policore kanë dalë menjëherë në Emergjencë dhe në vendin e ngjarjes. Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes’’ ka thënë Shaqir Bytyqi- zëdhënës në Policinë e Kosovës për Rajonin e Prizrenit.












