Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vlerësuar se refuzimi i gazit amerikan nuk mbështetet në asnjë argument ekonomik.
Ai ka bërë me dije se një veprim i tillë në thelb buron nga një agjendë e mbrapshtë antiamerikane.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka falënderuar profesionistët që po e sqarojnë një gjë të tillë.
“Përgëzoj analistët e shumtë dhe mediat, të cilët po e sqarojnë në mënyrë profesionale dhe të pavarur se refuzimi i gazit amerikan nuk mbështetet në asnjë argument ekonomik, por në thelb buron nga një agjendë e mbrapshtë antiamerikane. Besoj është e qartë për të gjithë se ndjekja e agjendave antiamerikane e minon qëndrueshmërinë ekonomike dhe politike të Kosovës. Dihet se kujt i intereson kjo agjendë”, ka shkruar ai.













