Lutfi Haziri tha se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk hyn në marrëveshje politike me kushtëzime dhe se çdo qëndrim që ai shpreh është në përputhje me qëndrimet zyrtare të partisë.“Unë gjithmonë flas në emër të LDK-së dhe bashkërëndohem me liderin e LDK-së dhe përçojë zërin e LDK-së”, tha mes tjerash Haziri, duke shtuar se ne po flasim për parime, dhe nëse marrim vesh për të gjitha dhe se LDK nuk hyn në marrëveshje me kushtëzime.
Këto komente nënkryetari i LDK-së i bëri në emisionin POLITIKO me Kushtrim Sadikun, ku u diskutua për situatën aktuale politike në vend dhe mundësinë e një koalicioni të mundshëm ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.











