Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sot u jepet lamtumira e fundit dy motrave Zubaku, që humbën jetën në aksidentin në Gjermani

23/06/2026 - 11:08
në Lajme
A A
Sot u jepet lamtumira e fundit dy motrave Zubaku, që humbën jetën në aksidentin në Gjermani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17 vjeçe) humbën jetën në një aksident tragjik në Gjermani.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën e kaluar, gjatë kohës kur dy motrat po udhëtonin drejt Gjermanisë për të vizituar të afërmit e tyre. Sipas raporteve të policisë gjermane dhe mediave zvicerane, në aksidentin zinxhiror u përfshinë pesë automjete.

Mediat zvicerane dhe gjermane njoftojnë mbi një aksident të rëndë komunikacioni në Gjermani: Dy motra të moshës së re, Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17 vjeçe), të cilat jetonin në Olten të Zvicrës dhe kishin prejardhje nga Kosova, kanë humbur jetën në një aksident tragjik komunikacioni në autostradën gjermane A5.

Babai i vajzave ka rrëfyer mes lotësh se vajzat e tij u detyruan të frenonin në autostradë për shkak të një aksidenti që kishte ndodhur më përpara, por një makinë që vinte pas tyre nuk arriti të ndalonte me kohë dhe u përplas me forcë të madhe pas automjetit të motrave. Përplasja rezultoi fatale dhe dy të rejat ndërruan jetë në vendngjarje.

Familja dhe mbarë rrethi i tyre në Olten janë tronditur nga kjo tragjedi. I ati i tyre u shpreh se vajzat ishin në lulen e rinisë dhe se ato e donin shumë jetën. 23-vjeçarja Erza sapo kishte përfunduar shkollimin e lartë profesional dhe punonte në Olten, ndërsa motra e saj më e vogël, Aulona, ishte në vitin e dytë të përgatitjes profesionale. Familja e pikëlluar ka bërë të ditur se tashmë kanë nisur përgatitjet për t’i dërguar trupat e dy motrave në Kosovë, ku edhe do të bëhet varrimi i tyre. /Telegrafi

JU REKOMANDOJMË

Përplasje politike në Çeki, Presidenti padit qeverinë për përjashtimin nga samiti i NATO-s në Ankara

Përplasje politike në Çeki, Presidenti padit qeverinë për përjashtimin nga samiti i NATO-s në Ankara
23/06/2026 - 14:49

Presidenti çek Petr Pavel tha të martën se kishte ngritur një padi kundër qeverisë, duke sfiduar vendimin e kryeministrit Andrej Babis për të mos e përfshirë atë në...

Më shumëDetails

“PDK, LDK dhe AAK duhet të zotohen se do ta respektojnë votën e sovranit duke qëndruar në opozitë“

Të premten seanca e radhës, temë thelbësore katër marrëveshjet ndërkombëtare
23/06/2026 - 14:35

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka komentuar deklaratat e sotme të liderit të VV-së, Albin Kurti, në lidhje me formimin e institucioneve të reja. Ai ka...

Më shumëDetails

Veteranët e UÇK-së iu bëjnë thirrje protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së për qëllime politike

Veteranët e UÇK-së iu bëjnë thirrje protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së për qëllime politike
23/06/2026 - 14:25

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur publikisht shqetësimin e saj për përpjekjet e vazhdueshme për manipulim politik dhe instrumentalizim të simboleve të UÇK-së në protestën...

Më shumëDetails

Projekti për gazin amerikan, Hoti: Kosova nuk guxon të largohet nga rruga që e ka sjellë deri këtu

Hoti kritikon VV-në: Kur ka qeverisur LDK-ja, akterët publikë e privatë janë trajtuar me maturi dhe respekt
23/06/2026 - 14:16

Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar lidhur me projektin e gazit amerikan, duke e cilësuar atë si një çështje strategjike për orientimin e Kosovës dhe...

Më shumëDetails

Zyrtari i OKB-së takoi Kurtin e Konjufcën: Fokusi te procesi i dialogut Kosovë-Serbi

Zyrtari i OKB-së takoi Kurtin e Konjufcën: Fokusi te procesi i dialogut Kosovë-Serbi
23/06/2026 - 13:55

Gjatë vizitës së tij të dytë në Kosovë brenda tre viteve, Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix, së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm...

Më shumëDetails

Dita Olimpike, Osmani lavdëron sportistët: Flamuri i Kosovës të valojë krenar në skenat e botës

Dita Olimpike, Osmani lavdëron sportistët: Flamuri i Kosovës të valojë krenar në skenat e botës
23/06/2026 - 13:41

Ish-presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se Dita Olimpike përbën një mundësi të veçantë për të nderuar sportistët dhe punëtorët sportivë që me talentin, përkushtimin dhe sakrificën e tyre...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lajm i shumëpritur për bujqit, sot hapet thirrja për pagesat direkte

    Hapet thirrja për aplikim për pagesat direkte në bujqësi, Ministria i fron fermerët dhe subjektet e interesuara që të aplikojnë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Vajzat e familjes Zubaku që humbën jetën në Gjermani ishin shtetase zvicerane, dalin detajet e aksidentit fatal

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • 136 punëtorë në ofertë, 148 në terren- parregullsia që gjeti auditori në Fushë Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Gjykata Speciale: Të paraburgosurit mund të vizitojnë Kosovën për arsye humanitare

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë