Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

FSK përmbyll me sukses pjesëmarrjen në operacionin ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar

23/06/2026 - 15:37
në Lajme
A A
FSK përmbyll me sukses pjesëmarrjen në operacionin ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova ka qenë pjesëmarrëse në Operacionin “Interflex” në mbështetje të Ukrainës që nga fillimi i vitit 2024, duke dëshmuar nivel të lartë profesionalizmi, përkushtimi dhe aftësish ushtarake.Në njoftimin e ushtrisë së vendit, theksohet se lontributi i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është vlerësuar lart nga partnerët ndërkombëtarë, duke forcuar më tej reputacionin e Kosovës si një kontribuuese e besueshme në operacionet ndërkombëtare të sigurisë dhe në përpjekjet e përbashkëta për paqe e stabilitet.

Sipas komunikatës për media të Forcës së Sigurisë së Kosovës, operacioni “Interflex” është një iniciativë shumëkombëshe e udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar, e cila ka për qëllim përgatitjen dhe trajnimin e forcave ushtarake ukrainase, me synim rritjen e kapaciteteve të tyre operacionale dhe gatishmërisë për mbrojtjen e vendit.“Që nga fillimi i angazhimit në këtë operacion, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë me pesë kontingjente të njëpasnjëshme, duke kontribuar me instruktorë dhe personel të specializuar në realizimin e programeve të trajnimit për ushtarakët ukrainas. Përmes këtij angazhimi, FSK ka dëshmuar ndërveprueshmëri të lartë me forcat partnere dhe aftësi profesionale në mjedise shumëkombëshe”, thuhet në njoftim.

Përveç kontributit në kuadër të Operacionit “Interflex”, Republika e Kosovës ka dëshmuar mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj Ukrainës edhe përmes pjesëmarrjes në konferencat dhe forumet ndërkombëtare të dedikuara koordinimit të ndihmës për Ukrainën, si dhe përmes ofrimit të ndihmës konkrete në pajisje dhe donacione për Forcat e Armatosura të Ukrainës.“Këto veprime pasqyrojnë përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave demokratike, respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe solidaritetit me popullin ukrainas në përballje me agresionin ushtarak, duke e pozicionuar Kosovën si një partnere aktive dhe të përgjegjshme në përpjekjet e përbashkëta për siguri dhe stabilitet në Evropë”, theksohet në komunikatë.
Në përfundimin e Operacionit “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar është organizuar ceremoni përmbyllëse ku u ndanë çmime dhe mirënjohje për punën, përkushtimin dhe kontributin e pjesëtarëve të FSK-së, gjatë realizimit të misionit.

JU REKOMANDOJMË

Berisha: Mbështesim pesë kërkesat e protestuesve, parlamenti t’i trajtojë

Berisha: Mbështesim pesë kërkesat e protestuesve, parlamenti t’i trajtojë
23/06/2026 - 18:39

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se mbështet kërkesat e protestuesve dhe se ato do të jenë pjesë e angazhimit të opozitës në aktivitetet e saj...

Më shumëDetails

Trump: Lufta në Ukrainë mund të kishte përfunduar brenda një dite

Trump: Iranianët e rrëzuan helikopterin amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit
23/06/2026 - 18:36

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Rusia kishte mundësi ta përfundonte luftën në Ukrainë që në ditën e parë të pushtimit, por një vendim i gabuar ushtarak...

Më shumëDetails

Gola në Këshill të Evropës: Banjska është e vërteta e pakëndshme me të cilën Serbia do të përballet herdokur

Gola në Këshill të Evropës: Banjska është e vërteta e pakëndshme me të cilën Serbia do të përballet herdokur
23/06/2026 - 18:17

Ish-Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, ka folur sot në një mbledhje të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku është diskutuar raporti për Serbinë.Gola ka përgëzuar...

Më shumëDetails

Gjetje e ZKA’së: Si u mundua UP’ja ta prezantojë si borxh pagesën e kryer prej 58 mijë eurove

Gjetje e ZKA’së: Si u mundua UP’ja ta prezantojë si borxh pagesën e kryer prej 58 mijë eurove
23/06/2026 - 18:03

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka zbuluar se menaxhmenti i UP-së ka bërë mbivlerësim të detyrimeve kontingjente, duke raportuar raste që veçse ishin paguar. Universiteti më i madh...

Më shumëDetails

“Ky zgjidhjet i pret nga qielli”, Doarsa Kica Xhelili tallet me deklaratën e Kurtit për diell

“Ky zgjidhjet i pret nga qielli”, Doarsa Kica Xhelili tallet me deklaratën e Kurtit për diell
23/06/2026 - 17:56

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica Xhelili, ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtin, i cili foli sot për diellin...

Më shumëDetails

Ymeri: VV nuk po lejon asnjë projekt energjetik shkaku i borxhit ndaj mafisë energjetike

Reduktimet, Ymeri: KEDS nuk ka porositur rrymë më kohë, rrjeti energjetik është në prag të kolapsit total
23/06/2026 - 16:48

Deputetja e zgjedhur nga radhët e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar lidhur me kundërshtimin e projektit të gazit amerikan, duke thënë se përmes propagandës dhe blerjes së opinionit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik

    Këto janë çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • 136 punëtorë në ofertë, 148 në terren- parregullsia që gjeti auditori në Fushë Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “PDK, LDK dhe AAK duhet të zotohen se do ta respektojnë votën e sovranit duke qëndruar në opozitë“

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Gjykata Speciale: Të paraburgosurit mund të vizitojnë Kosovën për arsye humanitare

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Sot u jepet lamtumira e fundit dy motrave Zubaku, që humbën jetën në aksidentin në Gjermani

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë