Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abdixhiku i përgjigjet Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet e juaja, i pranoj menjëherë

23/06/2026 - 20:50
në Lajme
A A
Abdixhiku i përgjigjet Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet e juaja, i pranoj menjëherë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi degët e partisë në Pejë dhe Lipjan kërkuan dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit.

Përmes një reagimi publik, Abdixhiku tha se kërkesa e dy kryetarëve të degëve do të ishte më korrekte të bëhej brenda organeve të partisë dhe jo përmes mediave.

Ai vlerësoi se rezultatet e dobëta të LDK-së në këto dy komuna janë pasojë e “sabotimit të thellë” dhe projekteve që, sipas tij, nuk i përkasin LDK-së.

Abdixhiku theksoi se çështja e dorëheqjes së tij është trajtuar në Kuvendin e partisë më 31 janar dhe se anëtarësia ka dhënë verdiktin e saj.

Në të njëjtën kohë, ai kërkoi dorëheqje morale nga kryetarët e degëve të Pejës dhe Lipjanit për performancën e dobët zgjedhore.

Reagimi i plotë:

Si nuk u ngopën kurrë?!

I falënderoj për sugjerimet e kërkesat e koordinuara te dy Kryetarëve të Degëve, të Pejës e Lipjanit, të dhëna nëpërmjet mediave për dorëheqjen time. Do të kishte qenë më korrekte që këtë ta bënin ballë për ballë. Fundja kemi bashkëpunuar gjatë.

Pajtohem që rezultati në këto dy degë nuk është i kënaqshëm. Në komuna ku kemi qeverisje, të dalim të tretët tregon vetëm dozën e një sabotimi të thellë dhe të një projekti që nuk është i LDK-së.

Unë çështjen e dorëheqjes sime e kam trajtuar në Kuvendin e 31 janarit. Edhe përballë këtyre dy kryetarëve. Anëtarësia jonë, për mua, ka folur qartë. Por, për performancën e dobët në këto dy degë, rezultatin më të ulët ndër vite, pres dorëheqjet morale të dy kryetarëve në fjalë. I pranoj menjëherë.

E siguroj anëtarësinë e gjerë të LDK-së se nuk do të lejojmë, që projektet e ndarjeve të LDK-së nga sabotues të qëllimshëm të marrin formë. Ato dështuan më 31 janar; dështuan në zgjedhje, do te dështojnë edhe tash. Që nga atëherë, me te gjitha oengesat e dyshimet, në një kohë aq të shkurtë, ne megjithatë u rritëm. Sot, në asnjë rrethanë, me asnjë çmim, nuk do te lejojme që vullneti i shumicës derrmuese të LDK-se të tjetërësohet ne projekte që synojnë ndarjen dhe me pas shuarjen e LDK-së.

Fundja, LDK nuk është konfederatë e interesave lokale. As platforme e karrierave individuale. LDK mbetet parti nacionale. E vetes. E askujt tjetër; sidmos e asnje partie tjetër.

Ftoj anëtarësinë shumicë që, në këto kohë të trazuara, të ruajë qetësinë. Do ta kapërcejmë secilën sfidë siç dimë ne.

Ndjej vetem keqardhje, që në momentet me të rëndësishme të LDK-së e vendit, dëmtimi ynë nga brenda mbetet qëllim. Si nuk u ngopën kurrë?

JU REKOMANDOJMË

Mërgimtarja nga Kosova humb jetën në një aksident

Mërgimtarja nga Kosova humb jetën në një aksident
23/06/2026 - 23:49

Në një aksident trafiku në Francë, më 22 qershor 2026, raportohet se ka humbur jetën Besire Kolgeci-Baraliu nga fshati Bukosh. Siç raportojnë mediat lokale, duke cituar familjarët, në...

Më shumëDetails

Artan Hoxha: Qeveria e majtë kujdesej për të pasurit, Rama kishte harruar që ishte kryeministër i Shqipërisë

Artan Hoxha: Qeveria e majtë kujdesej për të pasurit, Rama kishte harruar që ishte kryeministër i Shqipërisë
23/06/2026 - 23:00

Gazetari shqiptar Artan Hoxha, tha se “qeveria e majtë kujdesej për të pasurit”, teksa komentoi protestat në Shqipëri. “Sot është protesta e 24-të, kurrë në Shqipëri nuk ka...

Më shumëDetails

Kjo degë e LDK-së i jep mbështetje Lumir Abdixhikut

Pantina: Edhe Dega e Kodrës së Trimave do të kërkojë dorëheqjen e Abdixhikut
23/06/2026 - 22:40

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka reaguar ndaj kërkesave publike për dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir...

Më shumëDetails

Pantina: Edhe Dega e Kodrës së Trimave do të kërkojë dorëheqjen e Abdixhikut

Pantina: Edhe Dega e Kodrës së Trimave do të kërkojë dorëheqjen e Abdixhikut
23/06/2026 - 22:19

Shqipe Pantina, ka deklaruar se Dega e LDK-së në Kodrën e Trimave pritet të kërkojë dorëheqjen e Lumir Abdixhikut. “Dega e kodrës së trimave do të kërkoj doreheqjen...

Më shumëDetails

Azem Syla: Goxhaj nuk ishte në frontin e luftës

Azem Syla: Goxhaj nuk ishte në frontin e luftës
23/06/2026 - 21:58

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e Dritan Goxhajt në frontin e luftës. Në reagimin e tij, Syla ka thënë...

Më shumëDetails

Syla për Abdixhikun: Po sillet sikur të ishte Rugova, veç ti edhe Albini nuk gaboni

Syla për Abdixhikun: Po sillet sikur të ishte Rugova, veç ti edhe Albini nuk gaboni
23/06/2026 - 21:53

Gazetari Valon Syla ka komentuar zhvillimet e fundit në LDK dhe fajësimin e dy kryetarëve të degëve të partisë, Imri Ahmetit e Gazmend Muhaxhirit nga kreu Lumir Abdixhiku....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Deschamps largohet urgjentisht nga kampi i ekipit kombëtar francez

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Kjo degë e LDK-së i jep mbështetje Lumir Abdixhikut

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Sot u jepet lamtumira e fundit dy motrave Zubaku, që humbën jetën në aksidentin në Gjermani

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë