Gazetari Valon Syla ka komentuar zhvillimet e fundit në LDK dhe fajësimin e dy kryetarëve të degëve të partisë, Imri Ahmetit e Gazmend Muhaxhirit nga kreu Lumir Abdixhiku.
Syla thotë se LDK nuk është lodër dhe se Abdixhiku po sillet sikur t’i kishte fituar pesë palë zgjedhje.
“LDK nuk është lodër.As puna e opozites nuk është me ta shpêtu karrieren ty, ose dikujt tjeter.
Po me vjen marre mu, per sjelljen e tij, qe sillet sikur me i pas fitu 5 parë zgjedhje. Sillet si lider i madh, si Rugovë, Thaç a Sali Berishë, si komandant, si shpetimtar i kombit… qe kurre nuk ka faje ky, por vetem tjeret, ja prishin.Por, ne politikë eshte nje rregull i pashkruar, ashtu qysh hyn, ashtu edhe ki me dalë.Ma mirë tê ishe nê guxo, e minister i Albinit se sa qe na humbe 5 vjet kohë, me na kallxu qe je një mini Vetëvendsoje. Vec ti edhe Albini nuk gaboni… na tjerët po”, ka thënë Syla.











