Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e Dritan Goxhajt në frontin e luftës.
Në reagimin e tij, Syla ka thënë se Goxhaj nuk ka qenë pjesë e luftës në frontet e Kosovës.
“Lidhur me Dritan Goxhajn, per te cilin ne media te ndryshme jane plasuar pohime a pretendime te ndryshme, deklaroj se Dritan Goxhaj i eshte bashkuar UÇK-se disa jave para mbarimit te luftes, ne Helshan te Shqiperise, jo ne Kosove, jo ne front”, ka thënë Syla.










