Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 23 qershor 2026, rreth orës 09:40, kur i dyshuari kishte tentuar të udhëtonte përmes aeroportit duke përdorur një dokument udhëtimi që dyshohet se ishte i falsifikuar.
“FALSIFIKIM I DOKUMENTIT-Aeroporti Adem Jashari, 23.06.2026 – 09:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë pasi që ka tentuar të udhëtoj përmes Aeroportit të Prishtinës me dokument udhëtimi të falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.












