Ish diplomati Avni Arifi, njëherësh ish kandidat i AAK-së për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, ka folur për gatishmërinë e LDK-së që të futet në koalicion me VV-në për të qeverisur me vendin.
Ai në një intervistë për Gazeta Blic, tha se kjo mund të jetë strategji e LDK-së, por që zakonisht partia fituese është ajo që u afrohet partive tjera për bashkëpunim.
“Mund të jetë strategji e LDK-së, atë e di vetëm ajo, për pozita, këtë do ta kuptojmë pastaj. Por, zakonisht është partia fituese ajo që u ofron bashkëpunim partive të tjera”, deklaroi ai.












