Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trump nënshkruan vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në Ballkanin Perëndimor, përfshihet edhe Kosova

24/06/2026 - 15:11
në Lajme
A A
Trump nënshkruan vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në Ballkanin Perëndimor, përfshihet edhe Kosova
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vazhduar edhe për një vit gjendjen e jashtëzakonshme në lidhje me rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Kosova.

Dokumenti që mbanë firmën e Trump është publikuar në regjistrin federal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Aty përmendet vendimi i vitit 2025 i Trump për të vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme në lidhje me rajonin për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të individëve për të sfiduar sovranitetin dhe integritetin territorial të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të minuar marrëveshjet dhe institucionet e pasluftës dhe për t’u përfshirë në korrupsion të rëndë që dëmton sundimin e ligjit.

Në letër poashtu përmenden edhe përpjekjet për t’iu shmangur sanksioneve të SHBA-së

“Më 8 janar 2025, Presidenti nënshkroi Urdhrin Ekzekutiv 14140, në dritën e zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, përfshirë përpjekjet e vazhdueshme të individëve për të sfiduar sovranitetin dhe integritetin territorial të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të minuar marrëveshjet dhe institucionet e pasluftës, për t’u përfshirë në korrupsion të rëndë që dëmton sundimin e ligjit dhe besimin në qeverisjen demokratike, si dhe për t’iu shmangur sanksioneve të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, me qëllim ndërmarrjen e hapave shtesë në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare lidhur me Ballkanin Perëndimor.Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetet penguese, si dhe situata në Ballkanin Perëndimor që pengon përparimin drejt një qeverisjeje efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.”, thuhet në dokument.

“Për këtë arsye, gjendja e jashtëzakonshme kombëtare e shpallur me Urdhrin Ekzekutiv 13219, në kuadër të së cilës u ndërmorën hapa shtesë me Urdhrin Ekzekutiv 13304, e cila u zgjerua me Urdhrin Ekzekutiv 14033 dhe në kuadër të së cilës u ndërmorën masa të tjera me Urdhrin Ekzekutiv 14140, duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi edhe pas 26 qershorit 2026.Prandaj, në përputhje me nenin 202(d) të Aktit për Emergjencat Kombëtare (50 U.S.C. 1622(d)), unë po e vazhdoj për një periudhë prej një viti gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare të shpallur me Urdhrin Ekzekutiv 13219 në lidhje me Ballkanin Perëndimor.”, përfundon dokumenti.

JU REKOMANDOJMË

Intervistat për Kryeprokuror të Shtetit mbahen me 1 korrik, KPK jep detaje për oraret e pesë kandidatëve

Intervistat për Kryeprokuror të Shtetit mbahen me 1 korrik, KPK jep detaje për oraret e pesë kandidatëve
24/06/2026 - 17:08

Këshilli Prorokurorial i Kosovës ka njoftuar se intervistat për Kryeprokuror të Shtetit do të mbahen me datë një korrik. Në njoftim shtohet edhe se, hartimi i pyetjeve do...

Më shumëDetails

Asamblisti i LDK-së e krahason triumfin e Bali Muharremajt me fitoren e Millosheviqit

Asamblisti i LDK-së e krahason triumfin e Bali Muharremajt me fitoren e Millosheviqit
24/06/2026 - 16:49

Debati për buxhetin ngjalli tensione në sallën e Kuvendin Komunal të Suharekës. Asamblisti i LDK-së, Nexhat Ramadani gjatë fjalës së tij, bëri një krahasim të fitores së kryetarit...

Më shumëDetails

Dita Memoriale e Komunitetit Egjiptian, Kurti: Pjesë e pandarë e historisë sonë

Dita Memoriale e Komunitetit Egjiptian, Kurti: Pjesë e pandarë e historisë sonë
24/06/2026 - 16:26

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, organizoi pritje në Ballkonin e Hapur të Qeverisë me rastin e shënimit të 24 Qershorit, Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian. Kurti ka thënë...

Më shumëDetails

3 milionë euro për mërgatën, Gërvalla: Masë e shprehjes së respektit – Bashkëatdhetarë, mirë se vini në shtëpinë tuaj

3 milionë euro për mërgatën, Gërvalla: Masë e shprehjes së respektit – Bashkëatdhetarë, mirë se vini në shtëpinë tuaj
24/06/2026 - 16:17

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar lidhur me vendim e sotëm të qeverisë, për ndarjen e 3 milionë eurove, për mbulimin e Kartonit të Gjelbër...

Më shumëDetails

LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
24/06/2026 - 16:04

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj të zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, në rast se Lëvizjen Vetëvendosje,...

Më shumëDetails

Meta kërkon thirrjen në gjyq të disa politikanëve, në cilësi të dëshmitarëve

Meta kërkon thirrjen në gjyq të disa politikanëve, në cilësi të dëshmitarëve
24/06/2026 - 15:54

Po vijon prej 6 orësh procesi penal ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit në GJKKO. Avokati mbrojtës i ish-presidentit, kërkoi të thirren 11 dëshmitarë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Mërgimtarja nga Kosova humb jetën në një aksident

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Fadil Hadergjonaj përfshihet në debatin e brendshëm të LDK-së, ky është qëndrimi i tij

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Deschamps largohet urgjentisht nga kampi i ekipit kombëtar francez

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • 4 projekte infrastrukturore, Basha njofton vendimet e qeverisë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë