Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

MINT trajton mbi 1.5 mijë ankesa nga qytetarët, shumica për njehsorët

25/06/2026 - 12:25
në Ekonomi
A A
MINT trajton mbi 1.5 mijë ankesa nga qytetarët, shumica për njehsorët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka trajtuar 1,567 ankesa të konsumatorëve gjatë periudhës gjashtëmujore janar-qershor, shumica nga to kanë qenë për keqllogaritjet e orës në njehsorët elektrikë.

“Sipas raportit të Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit (DMK), numri më i madh i ankesave ka të bëjë me problemet që lidhen me keqllogaritjet e orës në njehsorët elektrikë, garancionin dhe kthimin e mallit, mospërputhjen e çmimeve raft-arkë nëpërmarkete, me blerjet online dhe mosdorëzimin e produkteve sipas përshkrimit të ofruar”, thuhet në komunikatën për media.

MINT në njoftimin e saj thotë se është e domosdoshme rritja e mbikëqyrjes së tregut dhe ndërmarrjen e masave shtesë për ngritjen e nivelit të respektimit të të drejtave të konsumatorëve.

“Volumi i lartë i ankesave nga konsumatorët, tregon se në një numër të konsiderueshëm rastesh operatorët ekonomikë nuk po i respektojnë në mënyrë të plotë dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe të drejtat e garantuara të qytetarëve si konsumatorë”, vazhdon njoftimi.

Ankesat e pranuara janë trajtuar në bashkëpunim me institucionet kompetente, përfshirë Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës (AUVK), Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) dhe Autoritetin Rregullator të Shërbimeve të Ujit(ARRU), sipas kompetencave përkatëse.

JU REKOMANDOJMË

Ambasadori britanik: Tregtia me Kosovën është shumë e ulët, investitorët largohen kur mungon zbatimi i zotimeve

Ambasadori britanik: Tregtia me Kosovën është shumë e ulët, investitorët largohen kur mungon zbatimi i zotimeve
25/06/2026 - 15:37

Ambasada britanike në Kosovë ka lansuar UK-Kosovo Tech Hub, një platformë e re e vendosur në Tech Park Prishtina, me synimin për të lidhur sektorin e teknologjisë informative...

Më shumëDetails

Shteti pagoi 91 mijë euro pensione për persona të vdekur

Shteti pagoi 91 mijë euro pensione për persona të vdekur
25/06/2026 - 13:11

Nga kuleta e shtetit janë paguar 91 mijë euro pensione pas vdekjes së përfituesve, gjatë vitit 2025. Auditori ka gjetur se në total janë kryer 517 pagesa, në...

Më shumëDetails

Çmimi i naftës bie në nivele të papara që nga lufta me Iranin

Çmimi i naftës bie në nivele të papara që nga lufta me Iranin
25/06/2026 - 12:19

Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga lufta e Iranit, ndërsa trafiku përmes rrugës kryesore të transportit detar të Ngushticës së Hormuzit rifillon gradualisht....

Më shumëDetails

Bie edhe pak çmimi i naftës në Kosovë

Publikohen çmimet e derivateve, kaq kushton sot nafta
25/06/2026 - 09:16

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve të naftës për sot. Sipas njoftimit, çmimi për naftë është 1 euro e 36 centë për...

Më shumëDetails

Deficiti tregtar shkon në 544.4 milionë euro në maj 2026

Deficiti tregtar shkon në 544.4 milionë euro në maj 2026
24/06/2026 - 13:27

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin maj 2026. Sipas të dhënave nga tregtia e jashtme...

Më shumëDetails

Lidhja e Bizneseve: Kosova nuk duhet ta humbë mundësinë për t’u përfshirë në rrjetin rajonal të gazit natyror

Lidhja e Bizneseve: Kosova nuk duhet ta humbë mundësinë për t’u përfshirë në rrjetin rajonal të gazit natyror
24/06/2026 - 12:30

Lidhja e Bizneseve të Kosovës vlerëson se sigurimi i qasjes në gazin e lëngshëm natyror – amerikan (LNG) dhe zhvillimi i infrastrukturës së nevojshme për të duhet të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • “Këta deputetë nuk do ta votonin një koalicion me LVV-në”

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Shteti pagoi 91 mijë euro pensione për persona të vdekur

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Del raporti për aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, Dimal Basha: Nuk u shkaktua nga gjendja e rrugës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Fadil Hadergjonaj përfshihet në debatin e brendshëm të LDK-së, ky është qëndrimi i tij

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë