Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘LDK-ja presidencën’, Nagavci: Presim kandidat jopartiak!

25/06/2026 - 12:50
në Lajme
A A
Nagavci për gjuhën e deputetit Geci: Janë deklarata individuale dhe të pandikuara
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se diskutimet për çështjen e presidentit do të intensifikohen pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, duke bërë thirrje për përgjegjësi nga të gjithë deputetët dhe për gjetjen e një kandidati konsensual.

E pyetur lidhur me deklaratat e LDK-së se marrëveshja për presidentin mund të arrihet nëse kjo pozitë i takon kësaj partie, Nagavci u shpreh se presin një kandidat jopartiak.

“Presim certifikimin e rezultateve edhe pastaj zhvillojmë me intensitet të shtuar diskutimet. Bëj thirrje te të gjithë deputetët që kanë marrë besimin e qytetarëve për të qenë pjesë e Kuvendit, që të sillen me përgjegjësi ndaj Kuvendit, ndaj institucioneve, ndaj qytetarëve që i kanë besuar që të jenë pjesë e Kuvendit dhe të mundësojmë kuorumin prej 80 deputetëve, në mënyrë që të zgjidhet presidenti apo presidentja e vendit. Kemi parë disa deklarata të emrave të përveçëm të kandidatëve të cilët kanë dëshirë të jenë presidentë apo presidente. Gjithsesi, ne presim të kemi një kandidat apo kandidate konsensuale, jo partiak, jo partiake, të cilët do të gëzojnë besoj edhe me kompetencë e përgjegjësi pozitën e tillë dhe rolin unifikues”, tha ajo.

E pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje do të propozojë një kandidat partiak për president, Nagavci tha se kjo mbetet çështje për diskutim, duke rikujtuar përpjekjet e mëhershme të subjektit për të arritur marrëveshje me partitë e tjera.

“Kjo gjë duhet të diskutohet. Ju e dini që edhe para zgjedhjeve të 7 qershorit, ne kemi kërkuar nga partitë e opozitës në atë kohë, edhe nga LDK-ja e PDK-ja, që të propozojnë emra konkretë. Ne kemi qenë të gatshëm që t’i japim nënshkrimet për të mandatuar kandidatët për president. Kemi qenë të gatshëm të bashkëqeverisim med LDK-në. Kemi qenë të gatshëm të lirojmë pozitën e kryetares së Kuvendit. Pra, kemi dhënë gjithçka që është në mandatin tonë, përkundër që numrat dhe forcat në Kuvend kanë qenë dukshëm në favorin tonë.Por, jemi munduar që të shmangim një palë zgjedhje të reja edhe të funksionalizojmë institucionet e të vazhdojmë me punë të shumta, të cilat janë me rëndësi për qytetarët. Por ndodhja që ndodhi… ju e patë që nuk pati gatishmëri të deputetëve të partive të tjera, të cilët ishin në Kuvend, për të zgjedhur presidentin. Shkuam në zgjedhje, të cilat e rikonfirmuan edhe një herë se Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i cili është më i madh, ka numrin më të madh të votave sesa të gjitha partitë e tjera bashkë, partitë shqiptare, përfshirë subjektin e dytë, të tretë e kështu me radhë. Andaj, unë besoj që deputetët do të respektojnë vullnetin e qytetarëve edhe do të angazhohen maksimalisht, sepse kemi shumë kohë të humbur e shumë prej ligjeve, marrëveshjeve ndërkombëtare e projekteve presin të shqyrtohen me prioritet. Ju faleminderit shumë.”

Nagavci shmangu komentet për emra të përveçëm, saktësisht për Ramush Haradinajn duke thënë se procesi duhet të fokusohet te interesi institucional dhe jo tek ambiciet personale.

“Po e them edhe një herë, unë nuk do të kisha dashur të flisja me emra të përveçëm. Është për mua, personalisht, pak absurde që një person — cilido qoftë ai — i cili ka folur fjalë të pavërteta dhe gjëra të cilat e di edhe vetë që nuk qëndrojnë për kryeministrin Kurti, tashmë të kërkojë që të marrë mbështetjen e kryeministrit Kurti. Dhe kjo tregon shumë edhe për atë që ka ndodhur përpara, por edhe për atë ku jemi tani.Kështu që unë besoj dhe bëj thirrje që të gjenden disa emra konsensualë, sepse besoj që Kosova ka mjaftueshëm burra e gra me integritet, me etikë të lartë edhe personale, edhe profesionale, të cilët do ta ushtronin në mënyrë shumë të mirë pozitën e presidentit apo presidentes.Ndaj duhet larguar, unë nuk po flas sot në emër të Lëvizjes me emra të përveçëm, por ajo që mund të them është që është koha që të mendojmë për institucionet, të mendojmë se si dalim prej këtij ngërçi politik edhe të lëmë anash vetëm ambiciet dhe interesat personale”, shtoi ajo./EO./

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë