Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka vijuar me qëndrimin që sipas tij, lexuesi i 5 kërkesave në protestë, Dritan Goxhaj, punon për Iranin.
Sipas Ballës, prokuroria duhet ta hetojë këtë çështje.
“Nuk ka asnjë dyshim që Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian. Unë nuk arrestoj askënd. Arrestimet në demokraci i bën prokuroria. Një person që e quan presidentin amerikan terrorist, që i quan SHBA-të terroriste, mbron Iranin dhe sulmon SHBA-të, është një person që ka lidhje me agjenturën iraniane”, tha Balla.












