Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

FSK-ja dhe Policia, institucionet më të besueshme në Kosovë

25/06/2026 - 14:27
në Lajme
A A
FSK-ja dhe Policia, institucionet më të besueshme në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policia e Kosovës vazhdojnë të gëzojnë nivelin më të lartë të besimit publik në vend, sipas rezultateve të Anketës Rajonale WeBalkans 2026.

Sipas të dhënave të publikuara, 87.4 për qind e qytetarëve kanë shprehur besim në FSK-në, ndërsa 85.6 për qind në Policinë e Kosovës, duke i renditur këto dy institucione si më të besueshmet në Republikën e Kosovës.

Policia e Kosovës e ka vlerësuar këtë rezultat si një dëshmi të profesionalizmit, përkushtimit dhe angazhimit të vazhdueshëm të zyrtarëve policorë në garantimin e rendit publik, sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Në kumtesë, Policia theksoi se besimi i qytetarëve përbën themelin e punës policore dhe një tregues të rëndësishëm të partneritetit ndërmjet institucionit dhe komunitetit. Sipas saj, ky vlerësim shërben si motiv shtesë për të vazhduar punën në mbrojtje të jetës, pronës dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve.

Rezultatet e anketës tregojnë gjithashtu se qytetarët vazhdojnë t’i konsiderojnë sigurinë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit ndër prioritetet kryesore për zhvillimin e vendit.

Një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve kanë vlerësuar se forcimi i zbatimit të ligjit dhe luftimi i korrupsionit duhet të mbeten në fokus të institucioneve.

Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj në luftimin e të gjitha formave të kriminalitetit, përfshirë krimin e organizuar, korrupsionin, trafikimin dhe veprat e tjera penale që cenojnë sigurinë publike. Institucioni ka bërë të ditur se do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e kapaciteteve profesionale, transparencën institucionale dhe bashkëpunimin me qytetarët, institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë.

Në fund, Policia e Kosovës ka shprehur mirënjohje për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve, duke premtuar se do të vazhdojë të punojë me profesionalizëm, integritet dhe transparencë në shërbim të sigurisë dhe sundimit të ligjit.

JU REKOMANDOJMË

Mefi apelon: Të merren masa ndaj ngasësve të trotineteve elektrikë dhe biçikletave që po qarkullojnë nëpër sheshe dhe zona këmbësorësh

Mefi apelon: Të merren masa ndaj ngasësve të trotineteve elektrikë dhe biçikletave që po qarkullojnë nëpër sheshe dhe zona këmbësorësh
25/06/2026 - 17:33

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë një apel për Policinë e Kosovës. Sipas Bajqinovcit, Policia duhet të marrë masa...

Më shumëDetails

Dy policë dyshohen se sulmuan njëri-tjetrin brenda një stacioni në Prishtinë

Tre të arrestuar në Prishtinë për keqpërdorim të kartelave bankare dhe vjedhje identiteti
25/06/2026 - 17:26

Dy zyrtarë policorë dyshohen se kanë sulmuar njëri-tjetrin brenda Stacionit Policor Jugu në Prishtinë. Kjo ngjarje mes tyre dyshohet se ka ndodhur pasi që ata janë përfshirë paraprakisht...

Më shumëDetails

Subvencione pa kontrata e tenderë pa përmbushje kriteresh – gjetjet e Auditimit për Komunën e Gjakovës

25/06/2026 - 17:05

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka evidentuar një sërë shkeljesh në menaxhimin e financave publike, prokurim dhe ndarjen e subvencioneve në raportin e publikuar për Komunën e Gjakovës...

Më shumëDetails

Tërmeti “dridh” Turqinë

Tërmet në Shqipëri, epiqendra
25/06/2026 - 16:54

Një tërmet me magnitudë 4 ndodhi në lagjen Battalgazi të Malatyas së Turqisë në orën 16:22 . Sipas informacionit në faqen e internetit të Presidencës së Menaxhimit të...

Më shumëDetails

Kosova s’ftohet në Samitin e NATO-s, MPJD: S’marrim pjesë se s’jemi anëtar, në raste të veçanta ftohen partnerët

Kosova s’ftohet në Samitin e NATO-s, MPJD: S’marrim pjesë se s’jemi anëtar, në raste të veçanta ftohen partnerët
25/06/2026 - 16:47

Sot, Ministria e Mbrojtjes përmes një përgjigje dhënë për media, ka bërë të ditur se,  sqaruar se ‘‘Kosova nuk ka marrë ftesë për pjesëmarrje në Samitin e NATO-s’’....

Më shumëDetails

Veliu i quan të drejta kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut, thotë se reagoi me arrogancë ndaj degëve: Po sillet si pronar partie

Nuk dorëzohet Agim Veliu, s’e bën hesap Abdixhikun, shkon në Gjermani si kryetar i Degës së LDK-së në Podujevë
25/06/2026 - 16:32

Agim Veliu, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku ka pasur kërkesa drejtuar kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, që të dorëhiqet....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    196 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • “Këta deputetë nuk do ta votonin një koalicion me LVV-në”

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Murati jep lajmin e shumëpritur, ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Shteti pagoi 91 mijë euro pensione për persona të vdekur

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Del raporti për aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, Dimal Basha: Nuk u shkaktua nga gjendja e rrugës

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë