Ai tha se, nëse është e nevojshme, shteti mund të nisë edhe procedura ligjore të shpronësimit me kompensim të drejtë, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
Sipas Mehajt, kjo çështje nuk duhet të trajtohet si projekt i një partie apo qeverie, por si një projekt shtetëror dhe kombëtar me rëndësi afatgjatë.
Në postimin e tij, ai theksoi se më pas kjo pronë mund t’i dhurohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të siguruar një prani të përhershme ushtarake në Kosovë, duke e konsideruar këtë si garanci për sigurinë e vendit dhe stabilitetin në rajon.












