Sonte në POLITIKO po debatohet për “Skenarët për Qeverinë dhe Presidentin”, i cili pritet të nis pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Analisti Ilir Deda duke folur rreth një koalicioni LDK-VV, ka thënë se nga ajo që kemi dëgjuar deri tani nuk është e paqartë, por që e kemi parë vullnetin e LDK-së për një marrëveshje
“Megjithatë nëse duhet të kemi një president konsensual e që besoj se duhet të kemi, atëherë në Kuvend duhen mbi 80 vota, VV-ja duhe me arritë marrëveshje me dy parti shqiptare që t’i arrijë votat në Kuvend për Presidentin, e në këtë rast duhet me LDK-në por edhe AAK-në”, tha Dedaj mes tjerash.













