gjendjen e brendshme në LDK, duke thënë se aktualisht duket sikur ekzistojnë “tri LDK-ja”.
Sipas tij, një grup kërkon zgjedhje të brendshme dhe protesta kundër LVV-së, një tjetër përballet politikisht me partinë në pushtet, ndërsa një pjesë po kërkon përfshirje në qeveri.
Muharremi i ka bërë thirrje LDK-së që të organizojë sa më shpejt zgjedhje të brendshme dhe të fokusohet në reformimin e partisë, rikthimin e besimit të qytetarëve dhe forcimin e strukturave të saj.












