Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kontrata të tejkaluara, 23.7 milionë euro pa garanci dhe miliona euro subvencione pa kontroll – gjetjet e Auditorit në Ministrinë e drejtuar nga Hajrulla Çeku

26/06/2026 - 16:50
në Lajme
A A
Kontrata të tejkaluara, 23.7 milionë euro pa garanci dhe miliona euro subvencione pa kontroll – gjetjet e Auditorit në Ministrinë e drejtuar nga Hajrulla Çeku
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga tejkalimet e kontratave dhe pagesat për punë të parealizuara, te kontratat milionëshe pa garanci dhe shpërndarja jotransparente e subvencioneve — raporti i ZKA dokumenton një model të përsëritur të dobësive serioze në kontrollin financiar të MKRS-së, sa drejtohej nga Hajrulla Çeku, tash Ministër I Arsimit

Raporti i fundit i Zyrës Kombëtare të Auditimit, i cili tashmë është bërë publik shpërfaq një tablo alarmante të keqmenaxhimit financiar brenda Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), kur drejtohej nga Hajrulla Çeku, tash Ministër i Arsimit.

Me një “Opinion të Kualifikuar” të vulosur nga Auditorja e Përgjithshme, dokumenti zbulon shkelje zinxhir: kontrata qindra-mijëra euroshe të tejkaluara jashtë ligjit, mbi 23 milionë euro për stadiume të nënshkruara pa verifikim të garancive, dhe miliona euro të dhëna si subvencione pa asnjë kontroll e pa thirrje publike.

Publikimi i Raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të MKRS-së për vitin 2025 konfirmon atë që shpesh mbetet e fshehur pas dyerve të zyrave burokratike: dështimin sistematik të kontrolleve të brendshme dhe rrezikimin e parasë publike. Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) nuk ka mundur të japë një opinion të pastër, duke e kualifikuar atë për shkak të keqdeklarimeve milionëshe në pasuri, obligime dhe detyrime kontingjente.

Përmes një analize të thellë të këtij dokumenti publik, dalin në dritë skema të frikshme të neglizhencës dhe shkeljeve procedurale që dëmtojnë rëndë buxhetin e shtetit.

Kontrata e spoteve televizive: Tejkalimi i buxhetit dhe pagesat jashtë rregullave

Një nga gjetjet që ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si menaxhohen kontratat publike në këtë dikaster lidhet me kontratën kornizë “Shërbimet e prodhimit të spoteve televizive dhe dokumentarëve për nevojat e MKRS-së”. E planifikuar me një vlerë prej 800,000 eurosh, kjo kontratë ka dalë jashtë kontrollit menaxherial.

Auditori ka zbuluar se pagesat e realizuara në kuadër të kësaj kontrate kanë tejkaluar vlerën maksimale të lejuar, përfshirë edhe tolerancën ligjore prej 30%. Konkretisht, shuma e tejkalimit të paligjshëm kap vlerën e 87,520 eurove (ose 11% e vlerës totale), duke bërë që pagesa e përgjithshme të arrijë në 887,520 euro. Kjo vërteton se menaxherët e kontratës nuk kanë vendosur asnjë filtër kontrolli për të ndaluar rrjedhjen e mjeteve përtej kufijve të lejuar ligjorë, shkruan Insajderi.

Por, ky nuk është rasti i vetëm i menaxhimit të dobët të punëve. Gjatë auditimit të projekteve kapitale, siç është “Ndërtimi i stadiumit të atletikës në Kamenicë”, ZKA ka vërtetuar se janë bërë pagesa të majme për punë të parealizuara. Pozicione si “Punët përgatitore” apo “Punët e asfalt betonit” u faturuan dhe u paguan me dhjetëra mijëra euro, ndonëse në terren u gjet vetëm një kontejner i thjeshtë, dhe punimet përkatëse nuk ishin kryer fare. Për ta fshehur këtë, Libri Ndërtimor – dokumenti kyç i dëshmisë së punëve – nuk ishte plotësuar saktë, duke pasur mungesa në llogaritjen e sasive dhe skicimeve. ZKA evidentoi mospërputhje ndërmjet punimeve të paguara dhe atyre të realizuara në vlerë totale prej 80,861 eurosh për pozicione që nuk ishin ekzekutuar ose nuk ishin realizuar fare.

Mbi 23.7 milionë euro në rrezik: Stadiumet e nënshkruara pa garanci bankare

Infrastruktura sportive ka marrë një pjesë të madhe të buxhetit, por menaxhimi i këtyre kontratave lë shumë për të dëshiruar. Auditori ka gjetur se MKRS ka nënshkruar dy kontrata masive pa e pasur mbrojtjen elementare ligjore – Sigurimin e Ekzekutimit dhe Garancinë e Avancit, shkruan Insajderi.

Bëhet fjalë për kontratat: “Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Gjilan”, me vlerë 12,783,110 euro, e nënshkruar më 26.06.2025; “Stadiumi i Qytetit Suharekë”, me vlerë 10,971,578 euro, e nënshkruar më 05.08.2025.

Sipas Rregullores për Prokurimin Publik, operatori ekonomik obligohet të dorëzojë garancinë bankare para nënshkrimit të kontratës. Megjithatë, MKRS i lidhi këto kontrata duke i pranuar sigurimet pa i verifikuar paraprakisht te kompanitë e sigurimeve apo bankat lëshuese. Kur ZKA kërkoi verifikim nga institucionet lëshuese, u konfirmua se sigurimet e dorëzuara fillimisht “nuk ekzistonin ose kanë qenë jo valide në kohën e ofrimit të tyre”.

Kjo do të thotë se për muaj të tërë, buxheti i shtetit ishte i pambrojtur ndaj një rreziku kontratual rreth 23.7 milionë euro. Nëse ndonjëra nga kompanitë do të falimentonte apo do të ndërpriste punimet, shteti nuk do të kishte asnjë instrument për t’i tërhequr paratë mbrapa. Për projektin e stadiumit të Suharekës, gjendja u rëndua edhe më tepër kur u zbulua se mungonin dëshmitë për pajisjen me leje ndërtimore para se të fillonin aktivitetet ndërtimore.

Pasuria e zhdukur dhe ajo e fryrë artificialisht

Opinioni i Kualifikuar bazohet fuqishëm në faktin se regjistrat financiarë të MKRS-së janë në kaos total. Raporti publik vërteton se bilancet kontabël të pasurive shtetërore janë njëkohësisht të fryra artificialisht dhe të nënvlerësuara.

Në njërën anë, regjistri i pasurive kapitale është mbivlerësuar për 3,130,548 euro. Kjo ka ndodhur sepse ministria mban në librat e saj projekte që kanë përfunduar vite më parë (disa që nga viti 2014) dhe që është dashur t’u transferohen komunave ose përfituesve të tjerë. Gjithashtu, një pagesë prej 457,025 eurosh për blerjen e rekuizitave për institucione që as nuk janë në varësi të ministrisë u regjistrua gabimisht si pronë e vetë MKRS-së, shkruan Insajderi.

Në anën tjetër, pasuritë nën 1,000 euro u nënvlerësuan drastikisht me 1,193,168 euro. Arsyeja? Administrata e MKRS-së nuk i kishte përfshirë fare në llogari asetet e institucioneve kyçe vartëse. Të dhënat e publikuara nga ZKA tregojnë se nga regjistrat mungonin pasuri të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK) në vlerë prej 741,606 euro dhe asete të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës (BKK) në vlerë prej 434,099 euro.

Milionat e shpërndarë jashtë syrit të publikut

Subvencionimi i organizatave dhe federatave sportive mbetet një zonë e zymtë ku shpërfillen rregullat themelore të transparencës dhe garës së hapur. Gjatë vitit 2025, MKRS injoroi Rregulloren për Financimin e Organizatave Sportive duke anashkaluar thirrjet publike për ngjarje të rëndësishme.

Sipas raportit, në pesë (5) raste të audituara, federatat sportive janë financuar me një total prej 1,721,042 eurosh për aktivitete shtesë pa pasur asnjë thirrje publike apo procedurë garuese, duke u mbështetur vetëm në kërkesat e ardhura drejtpërdrejt nga to gjatë vitit. Kjo përfshin shuma masive si ato të ndara për Federatën e Volejbollit, E-Sports Kosova, apo atë të Hendbollit.

Por, skandali thellohet edhe më shumë në fazën e arsyetimit të mjeteve. Shteti jep miliona, por nuk mbledh faturat për të parë se ku shkuan ato. Në plot 11 raste, përfituesit e subvencioneve, të cilët kishin marrë mjete publike në vlerë prej 1,814,747 eurosh, nuk kishin dorëzuar asnjë raport për arsyetimin e shpenzimeve brenda afateve të përcaktuara me marrëveshje. Përkundër kësaj, avanset kishin mbetur të hapura dhe masat ligjore nuk ishin ndërmarrë, shkruan Insajderi.

Fshehja e obligimeve dhe pagesat e vonuara deri në 480 ditë

MKRS është treguar jashtëzakonisht e ngathët edhe në shlyerjen e detyrimeve ndaj operatorëve ekonomikë me të cilët ka kontrata aktive, duke i lënë faturat në sirtarë. Sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, secila faturë valide duhet të paguhet brenda 30 ditëve. Por, auditori gjeti 15 raste ku pagesat në vlerë totale prej 998,410 eurosh u vonuan masivisht. Vonesat kanë shkuar nga 20 ditë e deri në 480 ditë kalendarike – një neglizhencë e thellë që rrit rrezikun e përballjes me padi gjyqësore dhe shpenzime përmbarimore shtesë në kurriz të buxhetit.

Për ta bërë fotografinë financiare edhe më të turbullt, ZKA konstatoi se MKRS kishte mbivlerësuar regjistrin e saj të obligimeve në pasqyrat vjetore për 1,019,223 euro. Kjo ndodhi për shkak se tri fatura me vlerë mbi 1 milion euro, të protokolluara në shkurt të vitit 2026, ishin raportuar në mënyrë të pasaktë si obligime të vitit 2025, duke shtrembëruar kështu bilancin real financiar të vitit raportues.

Një institucion imun ndaj këshillave

Dëshmia më e qartë se menaxhmenti i MKRS-së vuan nga një letargji kronike në përmirësimin e qeverisjes së saj është trajtimi i rekomandimeve të vetë Auditorit. Nga gjithsej 24 rekomandime që ZKA ka lëshuar për vitin 2025, plot 10 rekomandime janë të përsëritura (ose pjesërisht të përsëritura) nga vitet paraprake.

ZKA konstaton që krerët e ministrisë nuk kanë ndërmarrë masat e duhura për të rregulluar të njëjtat probleme të evidentuara në të kaluarën, duke lejuar që rrjedhja e buxhetit dhe shkeljet ligjore të riciklohen.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë