Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nushi: Kurti mund të mposhtet vetëm me angazhim serioz politik

26/06/2026 - 18:37
në Lajme
A A
Nushi: Kurti mund të mposhtet vetëm me angazhim serioz politik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nol Nushi vlerëson se Partia Socialdemokrate ka qenë e vetmja opozitë e mirëfilltë ndaj Qeverisë së Albin Kurtit gjatë gjashtë viteve të fundit, teksa ka kritikuar partitë e tjera opozitare për mungesë angazhimi dhe improvizim.

Nushi, i ftuar në “FIVE” u shpreh se PSD-ja kishte hyrë në zgjedhje me bindjen se pas procesit zgjedhor nuk do të kishte ndryshime të mëdha në rezultat dhe se partitë opozitare do të përfundonin në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Gjatë gjashtë viteve të qeverisjes së Kurti ne kemi qenë për të mos thënë opozitë e vetme edhe në angazhim për çështje të ndryshme që e kanë vënë përballë këtë qeveri – ne jemi angazhuar për energjinë, çmimin e rrymës, kapjen e RTK-së, çështjen e Martin Berishajt e shumë të tjera e partitë tjera opozitare maksimumi mund të dilnin në një konferencë. Mposhtja e Kurtit kurrsesi nuk bëhet nëpërmjet improvizimeve dhe përmes gënjeshtrave – mposhtja e Kurtit do të mund të bëhej me angazhim për nime”, u shpreh Nushi.

Nushi u ndal edhe te pritjet për rikthimin e presidentes Vjosa Osmani në LDK, duke thënë se parashikimet se një angazhim i saj do ta rriste këtë parti rezultuan të pasakta.

“Besoj që opozitëbërja bëhet nëpërmjet qëndrimeve dhe artikulimit të saktë të situatës politike që e kemi aktualisht. Gara jonë në zgjedhje ka qenë për një opozitë përnime pasi mendimi e analiza jonë ka qenë se pas atyre zgjedhje nuk do të ketë ndryshime të mëdha në rezlutat gjë që edhe ashtu ndodhi dhe se Kuvendi do të mbeste pa opozitë pasi partitë opozitare do të hynin në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe fatkeqësisht edhe kjo doli e saktë – cka nuk ka dalë mirë për ne është besimi i qytetarëve në analizën tonë. Pritja që u krijua nga zgjedhjet e fundit që angazhimi i Vjosa Osmanit në LDK do ta rrisë këtë partië doli si fluskë dhe ashtu doli në rezultatin e zgjedhjeve. Ne mendojmë që politika nuk bëhet me amortizime e zgjidhje të momentit të fundit dhe gjetje sipërfaqësore por bëhet vetëm me angazhim përnime e kjo mungon në opozitën e Kosovës”, u shpreh Nushi.

JU REKOMANDOJMË

Haxhimusa: Kosova nuk duhet ta humbasë projektin e gazit amerikan – është interes strategjik i saj

Haxhimusa: Kosova nuk duhet ta humbasë projektin e gazit amerikan – është interes strategjik i saj
26/06/2026 - 20:17

Adhurim Haxhimusa, profesor universitar dhe ekspert i ekonomisë së energjisë në Zvicër, në EURO n’T7 ka thënë se qeveria e vendit duhet të dalë me një qëndrim konkret...

Më shumëDetails

Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi ‘Skënderbej’ drejt Kryeministrisë

Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi ‘Skënderbej’ drejt Kryeministrisë
26/06/2026 - 20:15

Ka nisur organizimi i qytetarëve nga sheshin “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë. Sot mbahet protesta e 27 teksa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Si çdo ditë, ata shihen...

Më shumëDetails

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
26/06/2026 - 20:09

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nesër do t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, përcjell Gazeta Express....

Më shumëDetails

“Deshi ta sulmonte Qosjen, u bë profesor e akademik nga partia”, shkrimtari me akuza të rënda kundër Kujtim Shales

“Deshi ta sulmonte Qosjen, u bë profesor e akademik nga partia”, shkrimtari me akuza të rënda kundër Kujtim Shales
26/06/2026 - 19:40

Shkrimtari Ag Apolloni ka akuzuar rëndë nënkryetarin e LDK-së, njëherësh akademikun Kujtim Shala. Ky i fundit, sipas Apollonit, ishte përpjekur ta sulmonte fizikisht akademikun Rexhep Qosja, për të...

Më shumëDetails

“Qielli i Shqiponjave 2026” përfundon me sukses për kadetët e FSK-së

“Qielli i Shqiponjave 2026” përfundon me sukses për kadetët e FSK-së
26/06/2026 - 19:24

Qendra për Studime Universitare e Forcës së Sigurisë së kosovës ka përmbyllur me sukses vlerësimin praktik për vitin akademik 2025/2026, “Qielli i Shqiponjave 2026”. FSK njofton se gjatë...

Më shumëDetails

Shahini: Kosova nga gazi amerikan përfiton edhe siguri territoriale

Shahini: Kosova nga gazi amerikan përfiton edhe siguri territoriale
26/06/2026 - 19:17

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, në EURO n’T7 ka thënë se, kur mendojmë për projektet amerikane që i ofrohen Kosovës, siç është rasti i fundit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Lista e zezë e SHBA-së: Ja subjektet nga Kosova që janë nën sanksione, nga Zvonko Veselinoviq e deri te Naser Kelmendi

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Ish shefi i kabinetit të Kurtit rehatohet në pozitë të rëndësishme shtetërore

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kraki reagon për kodin e veshjes në Komunën e Mitrovicës të vendosur nga Peci: “Komuna s’mund t’u imponojë rregulla qytetarëve”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Të hënën mblidhet LDK-ja, Syla zbulon skenarët që po diskutohen

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë